31 août 2013

Rosanda, princesha e Prizrenit

Rosanda, princesha e Prizrenit dhe tre kalorësit e huaj

Asnjëherë deri atë ditë, që prej kur botën e  kishte krijuar  Perendia, nuk kishin parë  bukuri më të mrekullueshme se ajo e  Rosandes, motra e princit Leka i Prizrenit: bukuria  e saj nuk mund të ishte aqë fatale !  As turqit e as të krishterët nuk kishin parë  bukuri  në mënyrë aqë  të përsosur.
Asnjë  muslimane e hieshme  që ti verbonte sytë,  asnjë vllahinjë e këndshme, asnjë grua latine  nuk mund të krahasohej me bukurinë  madheshtore  te Rosandes, princeshës së Prizrenit.

Deri në moshën  pesmdhjet  vjeçare virgjëresha ishte rritur në  botën e saj, e mbyllur  gjithëmon në pyrg dhe nuk  dilte kurrë, as  diten as  naten. Mirëpo zëri  ishte perhapur për bukurin e saj edhe deri  në Prilep, qytetin e bardh  ku sundonte  Marko Kraleviç.
Princi  i ri kishte dëgjuar   lavdata të shumta për Rosanden, princeshën e Prizrenit: ai  mendonte se, kjo do ishte një bashkshorte e  denjë për të. Leka, edhe ai do ishte një mik  që do ti pelqente Markut: do të pinin  me  të  së bashku vërë të bujshme dhe do ndrronin  llafe të kajshme.
Marko e thrret motren e vetë:  -Moter, hyp  në kull  dhe  sillmi kallqikët  e rrobat  dhe armët  më të mirat  nga arka se, sot  do  shkoj në Prizren të kërkoj për martes  motren e princit Leka, Rosanden e bukur.  Dhe nëse pranohëm nga princi Leka, këtu do ta  sjelli me vete  Rosanden.
Shkon me  vrap motra  e Markut, hyp në kull dhe ia jep  veshjet dhe armët e shkelqyeshme.

Trimi i veshi rrobat e çmuara prej veluri,  togun e vuri deri ne vetlla, i mbathi shputat  e  pelqyeshme, ngjeshi shpaten me dorëz prej  ari dhe nga shtalla  i sollen kalin të pajisur  me një shal  te pasur me lëkur prej linksi, ia  ngjiti frenat dhe bëhej gati të shalonte  kalin.
I thirri sherbtorët që t'ia sjellin dy  knata  vërë, një për veti e tjetrin për  Sharanin  e tij që të perballoje rrugëtimin  e  gjatë.

Hipur mbi kali Marko kaloi fushat e  Prilepit, pas  vetes  la male e lugina dhe  arrijti në fushën e Kosovës. Dhe kur arrijti  tek rruga që qonte kah Mitrovica, kthehet   dhe merrë rrugën për tek Milloshi, i   vllaznuar prej kohësh më te  si vlla prej  një nënës.

Princi Millosh e  kishte parë nga largë prej kullave te  tij  te  larta, iu thotë rojeve që t'ia hapin dyert  dhe   sherbtoret shkojnë ia hapin deren. Milloshi  i del perpara mikut  tij të dashtun, pasi  pershendet  me të, bëhët gati ta qoje nê  kullen e tij por, Marko e ndalet, i thotë jo   Millosh se, sot  nuk t'kam ardhur për neje  por për një rrugëtim.
-A  e njëh ti ndoshta  princin Leka të  Prizrenit ?
Motra e  tij,  thojnë se është shumë e bukur:  asnjë vashë, as  Bila  e maleve nuk   krahasohen me të ! Ne  treve po na  permendin,  si te famshëm në  mesin e  triumave tjerë, edhe jemi ende që te tret të  pa martuar, tjerët që s'vlejnë fare kanë sot  familje, pse  edhe ne mos të kerkojmi fatin e të martohëmi ?
Pra nisemi,  shkojmi  bashkë edhe tek Rela  në  Rashkë, lidhjet tona   dhe fatet tona janë te pa  kputshme, shko shpejtë bëhu gati, veshe  kostumin e bukur,  merrë me vete unazen e  arit  për   virgjëreshën dhe nisemi  për  në Prizren, te  marrim me vete edhe  Relen me skifterin e tij që Leka,  të na shohi  prej së largu ku pastaj Rosanda e  bukur e   ta zgjedhi njërin prej ne treve,   cili do jete burri i saj, dy te tjerët do bëhën  kumbar dhe percjellësit  e nuses.
Milloshi e  priti me gëzim propozimin e Markut  dhe u  ngut mënjëherë te bëhëj gati për  rrugëtim.

Kur  trimi u bë gati, ia sollen Kranishin,  kalin e tij te shpejtë  e Marko i piu dy kupa  vërë, e zbrazi njërën e tjetren ia dha kalit  të   tij dhe u nisen.

Dy kalorësit shalonin fushës  së  Mitrovicës  dhe drejtohen kah Novi Pazari,   e pershendesin Relen që jetonte buzë vaut   të Rashkës. Rela posa i pa, vrapoi  me gëzim që  ti  takonte, deshi ti ftonte në kull por, Marko  kundërshton, ia bëri me dije Reles  që të  vishej  për rrugëtim, duhej te shkonin pas   tyre  dhe pas  pak  Rela  kthehet  i veshur  për mrekulli, cila virgjëresh  do  i   kundershtoje këta tre trima te pa shoqë ?

Që te tre trimat moren rrugën bregut të  Kolashinit dhe arrijtën më në fund në Prizren, lartë mbi shkëminjë dukej kalaja e princit Leka.

Princi Leka i kishte parë që nga largë tre  kalorësit prej kalas  së tij, dhe posa vrejti se  ishin tre princa  te ardhur nga serbia, filloj të shqetsohej. 
Megjithatë, thirri rojët  që t'ua hapin  dyért e kalas. Trimat e panjohur  posa hyrën brenda kështjelles, princi  Leka i'u doli në pritje  duke i pershendetur  dhe sipas tradites, i pranoj në sallonin e kulles së tij.
Marko mbeti i habitur kur pa shkelqësin  brenda pallatit të princit Leka, me pamje  aqë  madheshtore mbetyi i  shtangur, salloni ishte i shtruar  me një  tapiseri te çmuar, divani  i mbuluar  me  velur,  e gjithë salla shkelqente  prej ari e  mendafshi, mbi mure stoli te ndryshme si  dhe armë  për krenari  te punuara bukur, karrikat ishin  te punuara bukur  e  të mveshura me  argjent, kupat e mbushura  me  vërë e të  vendosura mbi një tavolin te gjatë për  pritjen  e miqëve.
Kupa e floririt vëndosur  në skajin e  tavolines deftonte karriken e të  zotit  të shtëpis, princit Leka, ishte kupa  e tij e nderit për  festa në prani te te ftuarve  e  miqve të tij.

Marko kurrë  nuk  kishte parë diçka të  ngjajshme dhe pas pak, Leka i ftoi trimat që  të zënin vendë: sherbtorët  e shumtë iu  sollen kupa te mbushura me vërë  plotë, por  së pari i mbushën kupen princit Leka.   Festimi zgjati  shtat ditë rreshtë:  shpeshëherë Marko i pyeste vllëzërit  e tij  me bishtë syri, nuk dinin se  si  t'ia hapin  biseden për motrene Lekes  që  rrinte e  mbyllur në kullen e lartë, jo largë tyre,  por   trimat  e ulur shikonin  me sy për toke. 
Duke e parë që as Rela e as Milloshi nuk  guxonin të hapin këtê bised, arsyen e  ardhjes së tyre në kullat e Lekes, më në  fund Marko iu drejtua te zotit të shtepisë.
- ô Princ Leka, ka ditë me rradh  që ju na  keni hapur deren dhe treguar mikpritje  bujare ndaj neve: konaku i juaj është  mbretnor e vëra e kajshme  mirëpo në  biseda që patem  gjatë këtyre ditve,  asnjëherë as nuk të shkoj mendja te na  pyesish arsyen e ardhjes sonë  në këtë  kull.Pritnja  me padurim ndonjë pytje prej  gojes  suaj  që  te na hapi edhe ne gojen që  do t'na mundsonte t'jua spjegojmi qellimin e  vizites sonë por ju nuk na pyetet fare.

I mësuar  sipas rregullave  të traditave  te  urta, princi Leka i'a kthenë pergjigjien  Marko Kraleviçit: Marieviko Kraleviç e ju  vojvod bujar, do më takonte që t'ua shtroja  një pytje të ngjajshme, mua,  që prej shumë  kohësh kam patur deshirën të jeni te ftuarit  e mi ?
Asgjë më e shtrentë nuk është për mua se sa    te kuvendoj me burra aqë  te mdhenjë, te  flasim për gjëndjen e vëndit  dhe të  sigurohëm që paqa të mretnoje rreth  pronave tuaja ?
Më vonë shpresoj t'jua kthej këtë vizit dhe  se mikpritja nga ana ime tregon rrespektin  qe kam per ju.
Për disa çaste Marko kishte mbetur i  heshtur dhe në fund iu pergjigj:  sa i përketë  punëve tjera, nuk ka kurrfarë shqtsimi ô  princi Leka, mirëpo ne kemi ardhur për   folur për tjëra punë, dhe do t'jua  thëmë tani  pa rrotlla !
 Njëmij thënje kanë ardhur deri tek ne për  bukurin  e motres suaj, viergjëreshës  Rosanda.
As Turkia e as shtatë mbretnit krishtiane  nuk kanë bukuri  që i afrohët Rosandes.
As ne tre vëllezrit nuk jemi dhendur të pa  njohur: ne erdhem ô princ  Leka, t'jua  kerkojmi dorën e motrës suaj !
Te tret jemi te lirë e te pa martuar, njëri prej  ne treve do të bëhêt i fejuari i Rosandes, dy  te tjerët do të bëhën kumbar  dhe krushqi   të nusës  dhe përgjithëmonë do ju mbetemi  të lidhur përmes të kësaj martese të  perjetshëm !
Në këto fjalë Leka ngriten vetullat e princit  Leka !
-Ta  lëmi këtë punë ô vojvod Marko- i thotë   ai: mos u nxito fare ta nxjerrish unazen e  fejeses e as  të  më ngritni kupen e aliancës.  Se  një lidhje familiare me ju do më ishte  e   çmuar  dhe nuk kisha  pritur asgjë më tepër  nga Perendia  se ky kusht me  vlerë: mirëpo  ta kam  borxh një hollësi.
Padyshim se bukuria e motrës sime është e  mrekullueshme dhe nga kjo anë, lavdatat  s'kanë qka shtohën: mirëpo sjelljet e motres  sime janë të pa pritura e me therrëse, pa  rrespekt për vëllaun e saj, ajo nuk njehë  frena nga askushi,  preveç, Perendisë !
 Deri sot shumëkushi  është ardhur këtu për   tê kërkuar  dorên e saj  por  secili prej tyre  janë larguar  të plagosur në shpirtë, edhe se  vëllau i saj ka perjetuar plotë trubullira.
Qe pra se, për  këtë shkak nuk po guxoj ta  preki unazen e  fejeses.
Se, nëse  Rosanda   do ta rrefuzoje kërkesen  tuaj, si do të mbetet paqa mes nesh ?
Në këto fjalë, Marko  u mundua ta mbaje  gazin nga një qeshje si në mjegull: kjoftê e  bekuar  nëna jote ô princ Leka, - thotë ai,  çka sundon  ti mbi një vendë aqë te madh  e   nuk ke kurrfarë sundimi mbi motrenb tuaj ?
Për perendinë  dhe besimin, po te isha  vëllau i saj dhe në Prizrenin e bardh ajo do  te perpiqej të mos më bindej, me këtë shpat  do i'a kisha prerë  dy krahët, dhe nuk do ia  kisha ruajtur as sytë e ballit,  ô princ Leka,  pra nëse  ti nuk guxon të prijsh pa e  konsulltua motren tuaj, shko nê kull t'saj,  thirre, që  të vien  ajo vetë: ndoshta ajo  kurrë  s'ka parë  në zgjedhjet  e saj princa të  lirë si ne tre, ta zgjedhi ajo cilin preferon  nga ne tre, dy te tjerët  do ta pranojnë  vendimin e rosandes pa asnjë fjalë:  percjelles dhe kumbar të saj do bëhën dhe  pergjithëmonë besnik !
Leka ngritet  më  në fund  pa asnjë fjalë:   hyp në kullen e bardh  dhe i thotë motrës.
ôj motra ime, bukuri  e lakmueshme, zbrit me vëllaun tuaj  e zgjidhe ti vetë mes  tre trimave bujar, bashkëshortin tuaj të jetës.
Tre princa serbë  ju presin, te dallueshëm e te famshëm: asnjëri prej tyre nuk do jet i pa denjë ndaj teje, asnjë miqësi e nder  për vellaun tuaj nuk do  gjindej dot !
Rosanda iu pergjigj: kthehu pranë  vojvodve tû- lajmroji se do vij  së  shpejti.

Leka kthehët në kull dhe ua kthenë  princave serbë pergjigjien e Rosandes. Ata e  prisnin ulur në od kur, një zhurmë e hapave  të lehtë   u dëgjua në hyrje, ishte një grup  vajzash të bukura  ku në mesin e tyre,  shkelqente   Rosanda.
Rrobat  e saja shkelqenin  sa edhe muret   e  sallonit  shëndrrisnin: por e harronin  shkeqësinë e veshjes kur e shifnin bukurin e   saj me një pamje  te mrekullueshme !
Te  prekur nga admirimi të tre princat  mbeten pa fjalë. Marko  para disa  ditesh e  kishte parë Bilen e maleve te verdha: ishte  miqësuar  me të, sa  që ishte bërë  si vëllau i  saj, por qe  tani trimi që asnjëherë nuk iu  kishte hjekur dyshimi mbi veten e tij, para  Rosandes trubullohet dhe i humbi besimi ne  vete  nga frika. I palevizshëm  si Marko  kishte mbetur edhe Milloshi  e Rela, i kishin  ulur sytë  për toke.
Duke ndie këtë heshtje ku asnjëri prej  trimave nuk   guxonte të hapte gojen, princi  Leka më në fund e mori fjalen: E  dashtuna  motër- thotë ai-  zgjidhe në mesin e këtyre  tre vojvodve, e ëmnoje  cilin  prej tyre e  preferoni.
Nëse guximin e një heroit të famshëm e  admironi, i cili korri fitore në njëzet   dyluftime,  zgjidhe Markon  dhe percille atë  në Prilep, kullat e tija te bardha.
Nëse bukuria për një  trim të terhjek,  zgjidhe  Milloshin e percille në kullat e tij,  se  virgjëreshat tjera  do gjelozohen  në ty,  por nese  eleganca e reles  të pelqen më  shumë  në sytë e tuaj, percille Relen në  kullat  e tij në Novi Pazar, me knaqsi vendi i  tij do ta priste në bukuri si e jotja !
Pasi që leka e perfundoi fjalimin, Rosanda i  rrahi fuqishëm shuplakat e duarve: Zot   rujana- thirri  ajo fuqishëm !
Mundohem të kërkoj në mendjen time  se, si  është e mundur që vëllau i imi, të cilit  Prizreni ia  ka besuar sundimin, si ka  mundur princi Leka, vëllau imi, perveç nëse  e kanë lën mendët, ose  ndonjë magji e zezë  ia ka trubulluar  arsyejen, si ka mundur të  më bëjë një propozim te  till ?
Preferoj të rri në Prizren, në mbretnin tonë   të trasheguar  derisa  të më dalin thinjat e  bardha, se  sa te shkoj atje në Prilep, e  të  degjoj me veshet  e mi, të mê thrrasi: gruaja  e Markos !
Marko është sherbtor i Turqve, ai lufton në  rradhet  e tyre: nuk do të lexohet  kurrë  emri i tij mbi varrë  e as këngët  populli nuk  do ia këndoje   në varrimin e tij !
Mendove  se  motra  jote, ô Lekë, do ta  mbaje emrin e një vasali të Turqve ?
Mirëpo e kuptoj se, vlerat heroike të  Markos ti kanë verbuar  sytë  dhe deri diku,  faji yt  falet.
Por, për mua, është i pafalshëm propozimi   që më keni bërë për vojvoden Millosh për të  cilin  iu thuren   bukuri e lavdrata....
Mos keni harruar se, fjalët kanë dalur  gjithkahë  se  ky luftëtar është i biri i një peles arabe,  gjithashtu edhe Kraniçi,  është nëna e këtij trimi !
Tregohët se  e kanë gjetur, ende  foshnje,  duke thithur gjinjët peles: dhe se,  vetem prej  tamlit të peles  i ka ardhur kjo forcë që ka  sot. 
Kurse Rela, që të ka pelqyer, sipas  gjykimit  tuaj, ky është kulmi i të gjithave: Lute Zotin,   që   gjuha jote mos t'bëhët memece, si ke  mundur të  mi thuash këto fjalë ?
Pyete  këtë  Relen, ô Lekë, cila  është   familja e  tij, cili stergjysh ia ka dhân emrin  e tij ?
Për mua, do ti tham: ai është një kopil i  gjetur duku në  rrugët e Novi Pazarit !
Një bohemiane  e mori dhe  e rriti: vlerat e  tij janë të po kësaj race !
Qe  pra, ô vëlla,  se per çfarë arsyeje i rrefuzoj  këta tre burra.
I  thotë  këto fjalë Rosanda  dhe doli nga  oda  duke i lën tre luftëtarët   e huaj te   mbuluar me turp  e sytë zjarrë nga zemrimi.
Mirëpo  papritmas, i prekur si një flakë e  ndezur Marko  ngritet  në këmbë,  hidhet  dhe e kap një shpatë  të mreht  nga trofet   nga muri, bëhët  gati t'ia pret kokën Lekës !
 
Milloshi ngritet dhe ia hjek shpaten  e  rrezikshme nga dora Markut: ndale  doren   Kraleviç Marko ! - i klithi ai...lëre këtë  shpatë, ruaje Zot  Lekën, i cili  me bujari na  ka pritur, nuk  mban  fajin  se motra   e  tij  është e çmendur !
Marko, kur e pa se  Milloshi e mbronte  sundimtarin  Leka, e la shpaten, mirëpo  rroku thikën nga brezi, doli me shpejtësi  prej kulle.
Nga largë e pa Rosanden me vajzat që  largohej për të hyrë  në pyrgun e  saj.
Marko  i thirri: ôj virgjëresha Rosanda ! 
Te  lutem në  emër  të bukuris  suaj  me te cilen krenoheni  aqë  shumë: largoji te gjitha ato vasha që të  rrethojnë,  ta veshtroj   vetun ftyren tuaj,  para vëllaut   e tjerve nuk kam mundur ta  shofi bukurin tuaj si duhët. Kur të kthehëm   në Prilep, njëmij pytje motra do mi shtroje   rreth bukuris  tâné !
Së paku, të kam se çka ti pergjigjem motres  ?
Me  një gjest, Rosanda iu  dha shenjë  vashave te largohëshin prej saj,  me dy duart  , hoçi nga ftyra pelhuren  ehollê prej  mendafshi: Marko, qe, mund ta shifni  Rosanden ! 
Zemrimi vlonte në gjakun e luftetarit: me  një hap u hedh afër Rosandes, me thiken në  dorë, ia preu nga rrënja krahun e djathtë,  pastaj me maje t'thikes ia nxorri dy sytë nga  balli !
-Tani- klithi ai- ô princesh Rosanda !   zgjidhe: cile prej ne treve do bëhet i fejuari  yt  i lumtur ?
A  e pelqeni vasalin e Turqve apo  Milloshin, birin e një mushke, apo kopilin  Rela ?
Rosanda  e pergjakur, e  thrriste koti vëllaun  e saj Lekën  që   ti vinte në  ndihmë...i  degjonte ofshanjet e motres  por  nuk kishte  guxim  të dilte, kishte mbetur i shtangur !

Milloshi e Rela e moren Markon për krahu,  iu hypen kuajve dhe iken me vrapim lugjeve te  verdha.

Sqarime rreth këtij rrëfimi:

Autorë dhe udhëpershkrues të huaj, francez e tjerë, si Dozon i cili interesohjej për përrallzat shqiptare në shekullin e XIX-të, njashtu interesohëshin edhe për rrefimet dhe këngët popullore te popujve tjerë të Gadishullit, në rrêfimin që lexuam: bëhët fjalë për për bukuroshen Rosanda, motra e sundimtarit Leka i Prizrenit, pra ngjarja zhvillohet në shek. XIV-të, para betejes së fushë Kosovës dhe siç e vrejmi, Prizreni kishte sundimtar Leken, shqiptar pa dyshim, i cili kishte një motër te pamartuar Rosanden e bukur ...i mbetet fjala lexuesit, 
Jufaleminderit !

Perktheu nga gjuha frenge; kreksi 2013

Kjo mizeri ndaj një vashes  së lirë    në  zgjedhjen   e fatit  të saj, nuk quhët  pandershmëri  për  një heroj të njollosur,   sipas  ides  tek Serbët, roli i femres tek sllavet do jet  ende  për    një kohë të gjatë një penges për zhvillimin e  qyterimin  e kësaj ane.