08 octobre 2013

SAGA TROJANE

Saga Trojane

Pas bjeshkve te Nemuna dielli i kuq si gaca e prushit kishte filluar të mshifej gradualishtë pas vargmaleve te larta dhe pas pak çasteve, si nga magjia, i tërë rrafshi i Luginës së Drinit mori një pamje tjetër dhe hija e maleve të larta mbuloi më një pelhur të hollë fushat pjellore te lugines qe ngjante në një liqe i cili dukej se kishte fjetur aty prej mija vitësh.

Perball këtij spektakli ga një kodër këtë vizion e veshtronte një çun i vogël pranë gjyshit të tij, te dy rrinin ulur mbi një shkëmbë dhe prisnin perendimin e diellit për ti kthyër delet në shtallen e tyre.

-A e shikon gjyshi, sikur më bëjnë sytë se lugina e Drinit u mbulua më ujë, e pabesueshme, e shef apo jo ?
-Haaaaaa, -qeshi me të madhe plaku.
- Jo Driton, jo. Ky është vetëm se një mirazh, nuk ka ujë aty jo, mos u frigo. Mirëpo, dikur në kohërat e moçme që nuk mbahët mend, vertetë thuhet se, e tërë kjo lugina e Drinit ishte një like i madh !
- Unë s'po e kuptoj ! Atëhere, pse unë shof në këtë moment këtë lugin të mbushur me ujë ?- ia priti Dritoni !
- Je duke parë një mirazh Driton, të mashtrojnë syt biro...hahaaaa !
- Po pse thua se, dikur kishte ujë në këtë luginën e Drinit, vertetë ?
- Po, e vertetë është kjo se dikur kjo luginë ishte e mbushur më ujë, kështu tregonin të moçmit goj pas goje qysh moti...si një përrall e lashtë- ia ktheu gjyshi.
- A e ke ndëgjuar edhe ti ndonjëhere këtë përrall, ma trego pra edhe mua ?
- Mirë pra, ta tregoj, e kam degjua nja njeqind herë kur isha i vogël, njashtu si ti sot edhe gjyshi im më tregonte për këtë liqenin e madh te Drinit...dhe Drinisën legjendare.
- Për cilën Drinisa m'flet , gjysh ?
- Këtë Drénicën tonë ô Driton...këtë që po e shofim mu para syve tanë ç'do ditë, më këto fusha pjellore e kopshtije e këto bagëti qe kullosin mbi këtë tokën tonë të shtrenjtë.
- Pse, ç'ka lidhje Drénisa jonë, matan malit, më këtë luginën e Drinit këtej ?
- Tani jo, por dikur moti kishin lidhje të dy likejt mes tyre.
- Më trego, të lutem...më trego !

- Kjo ngjarje ka ndodhur në kohëra të moçme, shumë shumë të vjetra...por askush nuk e mbanë mend se kur dhe para sa vitesh ky vend që e shofim ne sot, ishte i mbuluar më ujë që rrjedhte prej Drinit të bardh që buronte atje rrënxë bjeshkve te Nemuna, dhe ky ujë i Drinit kishte mbush edhe këtë luginën tonë qe dikur e thrrisni, Drinisa. Pra këto dy anët e këtyre dy luginave lidheshin këtu poshtë përmes grykês së Balincës dhe përmes Arllatit, aqë sa edhe anijet e tregëtareve të pasur dikur shkonin nga likeni i Drinit te madh e kalonin kah Drinisa, dhe lundronin kështu deri në Detin e Zi !
- E pabesueshme kjo ! E si ka mundësi, nga u zbrazën këta dy likej, ku shkoj gjithë ky ujë, si u tha likeni i Drinit ?
- Prit, të tregoj tani Driton, ke pasion pakë. Aty tek Guri i Plakës thonë se mblidheshin taksat për lundrat qe kalonin nëpër këtë like, e te Pokleki ishte porta kryesore e lundrave.

Dhe na ishte kënë njëherë një njeri, që i kishin pas thënë dikur Njeri i Mirë, e kishte ndertua një anije të madhe, barte udhëtar e mallra nga ana e likenit të Drinit e deri në likenin Drinisa, mirëpo pas një kohe kishte fillua të mungonte ujë i likejve, ishin shterrur dhe barku i anijeve prekte fundin tek gryka e Kodres së Lidhit, afër Arllatit.
Kur një ditë anija edhe anija e këtij pasanikut mbetet aty dhe shkatrrohet.

Ishte merzitur fortë për këtë humbje, Njeri i Mirë dhe mendja një ditë i shkon që ta zbarzi këtë like, andej kah shkonte një vij ujë e Drinit që kalonte përmes Grykës së Lumes, ku me tutje shkonte e derdhej në tjetër deti, kah Jugu në detin Adriatik.

Njeri i Mirë së pari shkoi te Gryka e Lumes dhe e zgjëroi vaun, kishte frikë se kur te zbrazej likeni i Drinit prapë uji do krijonte një liqe tjetër në anën e Prizerenit. Njëri i mirë shiti tërë pasurin që kishte, erdhi në Kodër ku është sot Ura e Shejtë, punësoi shumë punëtor dhe pa ia nis punës preu shtat pen kié në shenjë flijimi dhe në mëngjes më të léme të diellit iu lutë Zotit ta bekoje e ti dali në ndihmë për ta kryer këtë perpjekje të mirë për gjithë njerzimin.

Puna u nis që në mëngjez, pa u ndal dhe zgjati disa vite.

Njeri i Mirë shiti prap pasurin që i kishte mbetur për ti paguar punëtorët, puna ishte tepër e veshtirë. Në ato kohera nuk kishte vegla pune te duhura, gurt e fortë i kanë thyer më zjerm, ua kanë kallur zjarrin druve dhe është nxehur guri, pastaj i kane kthye ujë të ftohët deh e ka qar gurin copë më copë, kanali hapej dal nga dale, vit pas viti...por Njeriut të Mirë iu hargjuan te hollat, nuk kishte me çka ti paguante punëtorë në fund e shiti edhe gjerdanin prej kukie, shiti te gjitha teshat e trupit, më në fund edhe qerapat e këmbëve, i kishin mbetur në trup vetëm tlinat e kanopëve dhe plisi mbi krye që nuk e shiti se, mé é shit edhe plisin në atë kohë, ishte nàm i madh dhe kur e némshin një njeri keq, njerzit e nemshin duke i thënë: « Të a'rdht dita mé é shit edhe plisin e krésë »...kështu i nxante nema njerzit e kqinjë dikur...e me shit plisin Njeriu i Mirë ngjante sikur kishte nisur një punë të keqe dhe nuk e shiti.

Njeri i Mirë më në fund u bë lyps, te gjithve iu dhimbsej, por punën nuk e nderprente as natë as ditë.
Shkonte nga një vend në tjetrin duke kerkuar ndihëma për ti paguar punëtorët qe punonin në hapjen e kanalit, asgjë nuk e ndalte, dathur hypte mbi gur te kodres dhe e maste kanalin per te ditur edhe sa i kishte mbetur per tu hapur, kur e pan njerzit qe me te vertete se, ky Njeri i Mirë nuk do ti ndahet kësaj pune, filluan nga kater anet e fshatrave që ishin per rreth likenit duke i ardhur në ndihmë.

Me ndihmën e gjithë popullit që iu bashkua punëtorëve arrijten të hapin kanalin duke tejkaluar gjysmën e punës, iu kishte mbetur edhe një pjes e vogël pa e perfunduar.

Nga gëzimi punëtorët punonin dhe kendonin, nga vullneti qe do e krynin punen qe e kishin nis para sa vitesh, tani ishte ne perfudim e siper. Femijët gjuajshin gur me bàha, nga ana e kanalit te grykes në anën tjetër, puna shkonte kah mbarimi.

Dy anët e grykes së Urës së Shejtë ishin mbushur plotë njerez, nga kurreshtja kishin ardhur te shifnin se çka do ndodhi tani, pasi te hapet i tere kanali dhe si do zbrazet i tërë uji nga likeni i Drinit ?

Për një çast toka e kësaj ane gjemoi rëndë, një dridhje e madhe luhati kodren, toka dridhej para kembeve te punêtorve dhe shikuesve. Shtypja e ujit te likenit te Drinit nisi ti shtyj guret e mdhenje ne kanal ku ende puntoret nuk kishin perfunduar punen. Valët e fuqishme i barten edhe guret dhe puntoret qe gjindeshin ende në gryken e posa hapur, dukeshin here mbi ujê e here nder ujë, guret te mdhenje sa shpija fuqia e ujit i barte si te ishin gogla...degjohej klithja e njerzëve dhe thirrjet ; « Ouuu, ikë djalë se, na mori Drini » ...

Njerëzit kur panë qe po zbrazet likeni, menjehere u çue një dredhz e madhe, u friksuan se mos po permbyset bota e thojshin « u bë pus e Dri... » ...filluan te peshperisnin se, një kulsheder do dali tani nga Gryka e burimit te Drinit dhe do i perbije te gjithë njerëzit...

Njeri i Mirë me lotë në sy qante nga gëzimi, në anën tjetër qante edhe për gjithë ata njerëz qe u mbyten në Gryken e Shejtë. Drini filloi te derdhej më tej drejtë Grykës së Lumes, Njeriu i Mirë shqetsohej shumë deri në këtë qast vendimtar, a' thua do e kaperceje Drini Lumen a po do ngelej këtej Prizerenit ?

Me tu afruar uji i fuqishëm në Grykë të Lumës, e zgjeroi edhe me tej gryken për tu hedhur më poshtë për nja 20 konop samari, më tej Drini kthim mbrapa nuk kishte, njerëzit nga gëzimi brohorisnin « E theu Drini qafën »
Njeri i Mirë e mori një gurë dhe e gjuajti andej kah shkonte Drini duke thënë:

« M'sa kthehet ky gurë, Drini mos u ktheft kurrë » … !

Dhe vertetë Drini nuk u kthye mà kurrë kah ishte më parë si dikur në kohnat e lashta.

Poashtu edhe Drinisa ku ishte likeni i vogël u zbraz e u bë tokë pjellore si Liguna e Drinit, pas nje kohe filluan te mjellat mbi këtë tokë te re pjellore dhe falë punës së pa lodhshme e me plotë flijime qe kishte bërë për këtë vend Njeriu i Mirë dhe i tërë populli yni, dhe prej asaj dite kjo tokë ishte një bekim prej Zoti, atij do i lutemi pergjithëmonë sa te jete kjo tokë e jona e shenjtë me njerëz.

Thonë se dikur moti, mbi këtë tokën e të parëve tonë kishte humbur dielli njëherë e përgjithmonë, rrezet e tij më nuk arrinin të depertonin mbi tokë prej një mjegulle te dendur që perhapej mbi të. Tërë vendin e kishte pushtuar «terri i zi» njashtu e tregojnë gojdhanat e vjetra. Atë ditë, mbi tokën tonë kishte ra kulshedra nga qielli për ti çfarosur njerëzit se ishin bërë te kqinjë !

Në një tmerr të tillë pa dritë i detyroi njerëzit të largohen nga vendi i tyre, shkuan largë kah lindja e themeluan atje Trojen legjendare diku ku ende rrezonte dielli, në brigjet e ngrohta të Frigjis dhe sunduan atje deri në ditën fatale të shkatërrimit të saj nga sulmet e akejve.

Pas njê kohe te gjatë, tregon gojdhana, banorët e këtij vendi që kishin ikur u kthyen dhe e mbyllen këtë gufë (gjejzerë) duke hedhur në te qerre te ngarkuara me floriri e të mbshtjellura në bashka leshi të pa larë, që nga ajo kohë e lashtë është popullit i kujtohet edhe sot kjo gojdhan e ruajtur brezê pas brezi dhe perkujtohet ky vend i shenjtë me emrin Palana: «pa-lana», "pusi i palanave" ku ajka e leshit te deleve ka perballua ndaj mjegulles që dilte si avull i nxehtë nga gryka e gjejzerit aty maje kodres së Palanave, pengoi mjegullen që te dali mbi-siperfaqe të tokës që prej shumë kohësh i tërë vendi kishte mbetur në një terrim të zi, pa ditur kur ishte natë e kur ditë se rrezet e dillit, nuk arrinin dot te depertonin mbi tokën e Kosovës !

Kështu pra, për disa gjenerata me rradh, ky vend kishte mbetur në një errësirë të plotë, derisa më vonë kthehën pas-ardhësit e atyre banorve te cilët dikur moti kishin braktisur vendin e tyre nga terrimi dhe më në fund detyrohën që te ktheheshin në trojet e të parve të tyre, e mbyllin gufën e gjejzerit duke mbshtjellur tërë floririn, kupa, helmeta e perkrenare me leshin e deleve dhe në fund ia arrijten ta ndalin mjegullen e dendur ku dielli perseri ndriçoi mbi tokat e të parve te tyre si dikur para kataklizmi.

Kështu pra fillon kjo legjend e trasheguar gojarisht brez pas brezi edhe pas tremij vitësh, derisa një ditë një arkeologut të zellshëm shqiptar Alban Kodra i bie në gjurmë kësaj gojdhane dhe vetem ai e dinte saktësishtë se ku fshihej ky thesar i stergjyshve të tij nga koha e Dardanis së lashtë.
Alban Kodra, një emigrant, niset në këtë ekspedit së bashku me një ekip hulumtues, diku nga perendimi, në kërkim të këtij thesari duke u nisur sipas rrefimit që gjyshi i tij i kishte treguar qysh kur ishte si fëmij, legjenda mijavjeçare e drejton Alban Kodren deri në zemër të Kosovës antike, në epoken kur vendi i tij ishte i pushtuar nga terri i zi !

Para disa shekujve, një tjetër pushtues, i ardhur diku nga stepet e largëta te lindjes prej shumë kohe e kercnonte popullin e tij deri në shfarosje.
Mirëpo Albani me shokët e tij ia arrijnë më te gjitha rreziqet, veshtirsit e vullnetin qe kishin, t'iu shmangen kurthave nga sherbimet sekrete te armikut dhe ti mashtrojnë ata dhe pasi që e gjejnë vendin se ku fshihej thesari i te parve te tij, mbesin te mahnitur, e lejnë aty në vend te vet thesarin e shenjtë ku flinte prej mija vitësh dhe evitojnë një shperthim tjetër si ai dikur kur vendin e kishte mbuluar terrimi.

Më në fund, ekspedita ia arrin të shpetoje thesarin nga plaqkitja e pushtuesve të egër që perpiqeshin me ç’do kushtë që ti fshijnë gjurmët e këtij populli me një trashegimsi kulturore të lashtë ruajtur vetëm se permes legjendes së Palanave që edhe vet arkeologu Alban Kodra dhe ekipi i tij më në fund u binden kur me duart e tyre ata preken helmeta, perkrenare e kupa floriri dhe më të vertet ai vend i shenjtë më për ta, nuk ishte vetem se një legjend por realitet !

Ky realitet prej asaj dite i takon atij populli që jeton edhe sot në këto troje si dikur që jetonin të parët e tyre, ilirë, ku me gëzim te madh e krenari Alban Kodra perfundoi me nder misionin e tij të shenjtë në mbrojtje të atdheut ku legjenda e te parve të tij triumfoi mbi pushtuesin shekullor !

Nga e ka burimin kjo gojdhan e moçme shqiptare ?

T'ju thëmi edhe pak fjalë rreth pusit te Palanave: mendoj se, ky toponim vie nga fjala shqipe e vjetër sepse këto terma te ngjajshëm i hasim edhe sot tek ne në Kosovë por edhe nëpër serbi dhe deshmojnë si fakte te gjalla për autoktonin e ilirëve, stergjyshve tanë: te marrim, =Baçka-Palanka= mendoj se edhe ky toponim vie permes kuptimit nga gjuha shqipe ku fjala =bashka= e cila kaloi në sllavishten si:"baçka" dhe "pa-lana" kaloi në =Palanka= kjo do thotë se, emri i vendit mbetët me të njëjtin kuptim në gjuhën e sotme shqipe e jo në ate sllave.


*Pusi i Pa-lanes; vendë i ashtu quajtur në popull: Palanat, vend i cili ndodhet mbi tehin e malit Kasmaç, në një lartësi mbidetare prej afër 900 m. vargmale që rrethojnë luginen e Drenicës pra pusi gjendet siper burimit te ujësjellësit të Krejkovës(Fundipusit)dhe në mes fshatit Negros (Terrimi)apo «terri-zi».

Sipas legjendes së Palanave që edhe sot e tregojnë pleqët në popull, pasi që banorët e Kosovës e kanë mbyllur gufën e gjejzerit me leshin e deleve të palarë ku ajka e ka penguar avullin te dali mbi siperfaqe, thuhet sipas gojdhanave, nga ky presioni i madh i avullit ka shperthyer një pus tjetër aty ku shtypja e avullit e ka gjetur ndoshta pikën më të dobët, kështu që ky burim i ri që shpertheu disa kilometra me largë nga ai vendë tani rridhte ujë i ngohët, banja, kështu e tegon legjenda popullore edhe sot në Kosovë.

Dhe më vonë, banorët e këtyre anve këtë burim të ri e quanin Banja e Bashkës, pasi që bashkat e leshit kishin ndikuar që të ndalin mjegullen nga kona e gjejzerit dhe të hapej më tutje një burimi i ri, pra, mund te besohet sot se bashka ishte në dy rastet thelbi krijues i këtij burimit te ri, që pastaj mbeti trashegim brez pas brezi deri në ditët tona në trevat e Kosoves.

*Palana: një pus i thellë, apo gufë e vogël e një gjejzeri, ku dikur moti nga ky vend dilte një mjegull e dendur që e kishte pushtuar tërë Kosovën e sotme ku dikur njerëzit në atë kohë të lashtë kishin mbetur në errësir të plotë!

Sipas «legjendes së Palanave» banorët e këtyre trojeve lëshuan vendin e tyre pas një kataklizmi që ndodhi diku në Egje, ndoshta që atëherë kjo gojdhan lidhet me të njëjtën periudh historike kur rreth vitit -1450 Para Krishti i pari i trojanve Dardanosi, një pjesëtar i një fisi Ilirë kishte ikur nga një kataklizëm mu n’atë epokë kur në ishullin Santorin që gjëndet në detin Egje kishte shperthyer nga mali Terra një vullkan, më shkatrrues mbi tokë që e njeh deri më sot shkenca.

Te dhënat e fundit na mësojnë se, e gjithë klima në Mesdhe e deri në Groenland kishte ndryshuar tërsishtë për disa vite me rradh, dielli nuk arrinte të rrezonte mbi faqe te dheut.

Duhet të besohet se, që nga kjo kohë Dardanosi duhet te këtë ikur nga ky kaos dhe gjetur strehim atje në brigjet e Frigjisë tek mbreti Teuker e që më vonë pas vdekjes së Teukerit, Dardanosi mbetet sundimtar i tërë Frigjisë pasi që martohet me të bijen e Teukerit, Bahtia trashëgimtare e vetëme e tronit mbretëror.

Më vonë nipi i Dardanosit, Trosi e themelon Trojën legjendare ku në kohën e sundimtarit Laomedon që ishte i ati i Priamit, Troja quhej Ilion, në emër të j’atit të tij, Iliaz e deri tek Parisi, Hektori e Polidori dhe ky i fundit ishte djali i vetëm i Priamit që arrin ti shpetoje nga tragjedija trojane, i cili ndoshta është këthyer pas gjashtë brezave në atëdheun e të parve të tij në Dardanin e lashtë, dihet se Priami ia kishte besuar te birin e vogël mbretit trak Rezosit, mirepo ky e tradhton, sipas disa traditave, Rezosi e mbyt Polidorin dhe tërë thesarin qe kishte e ndal per vete, dhe kur e lexojmi me vemendje Virgjilin, habitemi se si ai e eliminon pa mëshirë Polidorin, trashëgimtarin e fundit të Priamit i cili vritet duke tentuar tê kthehet në atêdheun e te parve të tij në Dardani, pas shkatrrimit të Trojës nga akejët.

A ishin trojanët te ardhur nga dardania ?

Kjo tezë ndoshta zën vend në origjinen historike të trojanve ngase e kanë aprovuar shumë e shumë studius modern por edhe historian të kohës antike si, Apiani, Straboni e Herodoti.

Mirëpo për t’ua humbur origjinen e vertetë Trojanve, fajtori i vetëm mbetet poeti romak Virgjili i cili ishte i detyruar nga Oktavi që te shkruante origjinen e Romakëve, gjoja se, ata paskan ardhur pas shkatrrimit të Trojës në Itali!
Këtë iniciativ e kishte marrur parasysh Augusti si edhe Qesari para tij, ai kishte publikuar vet një vepër më 63,P.K. ku veten e quante trojan.

Në fillim të historis së romakve te gjithë republikanet ishin në pajtim se, pasardhsit e trojanëve duhej patjetër te rrjedhnin nga dega e paster e Hektorit, heroit simpatik i cili vritet nga Akili grekë. Kjo pra ishte deshira e romakëve por, dal ngadale romakët hetonin se: po të merrnin këtë drejtim dhe të percjellnin Julusin(Qezarin) në pushtime të reja si tiran e gjakatar, ata dronin se te tjerët(grekët)do shifnin në të stergjyshin i tij Laomedonin apo Priamin që simbolizonin fortunen dhe tiranin.

Nga kjo arsye romakët kishin ra në dilem se, mos ndoshta popujt e tjer që ishin të pushtuar nën romën, do ti merrnin sishembëll të keq e që do të urrenin pergjithëmonë empirin romak, që ngjante në sistemintrasheguesdiktatorial të Trojes, e që pastaj grekët do ndermarrshin masa kundër tyre mealeatët tjer që të shkatrronin Romën, si dikur që kishin shkatrruar Trojën. Romakët e kujtoninende Hanibalin kur me -229 P.K. me aletet tjer si Filipin e V të Maqedonve, ai me çdo kusht gjatë tërë jetës së tij ishte perpjekur që të shkatrroje Romen sepse në te shifte Trojen e vjeter te priamidve, prandaj e urrente pa mas deri në vdekje. Edhe pse kishin kaluar më se 170 vjet prej kësaj ngjarjes, romakët akoma kishin frikë se mos iu ndodhi edhe njehere si dikur qe ishte kercnimi nga jashtë te ndonjë Hanibali tjetër apo siç ishte i pari armik i Romës, Pirrusi i Epirit i cili në vitin 279 P.K. e kishte sulmuar ishullin e Apenineve nga jugu por nuk pati sukses dhe u kthye prap në Epir.

Nga këto mësime që i kishin perjetuar romakët e kuptuan se, me një sundim tiranik nuk do kishin suksese në projektet e senatit romak për pushtime te reja mbi popujt tjerë në Evropë e as në Azi, prandaj duhej qe ti këpusnin patjetër degen e tiranit famkeq Laomedon që rridhte mjerishtë nga i famshmi Ilius apo Julius i Trojês ku nga e njejta deg vinte edhe Priami, iu duhej ta shuanin politikisht këtë vijimsi për të marrur degën e re, atë të Eneut, një pjestari tjetër Trojanë i cili ishte gati se më i pafajshmi në këto ngjarje mitologjike sepse ai simbolizonte qytetarin e ndershëm romakë por që dukej në sytë e popullit të ishte edhe më humanist i cili permes imazheve interpretohej gjiothmonë me një figur heroike dhe aty nê disa kupa argjile shkelqen si hero sepse mbi supet e tij mbante të j’atin dhe djalin e tij për të shpëtuar nga flaka e Trojës, pra Eneu simbolizonte një njeri paqësor e jo agresiv i cili qellim kryesor kishte: ta shpetoje jeten dhe familjen e tij !

Kjo tablo në krye me princin Enea, edhese e nxjerrur nga imagjinata e popullit romakë iu sherbente për tu afirmuar para tjerve se kjo ishte shkelqësija dhe ndershmeria primare tek romakët, Eneu i ngjante Romes, Roma i ngjante Eneut, pra tregonte sigurin e jo fatalitetin e Romës edhe një te ardhme plotë shpresa e harmoni mes popujve, duke i ikur fatalitetit që kishte pesuar Troja, prandaj duhej këputur kërthiza familjes së Priamidve prej asaj familjes së ndershme të Romës.

Kemi edhe shembuj tjerë por të epokës tjetër që perfituan nga kjo trashigimsija e sagês trojane, si shembull edhe një pjesë e fisit Frengë që në shekullin e IV pas krishti kishte revandikuar prejardhjen trojane dhe kështu kishin fituar statusin si të privilegjuar në perandorin romake dhe kështu ishin te liruar nga taksat që duhej ti paguanin Romës.

Nga kjo aliancë e re politike franko-romake, perandoria kishte besim në ta sepse iu sherbente atyre si një keshtjellë para mbrojtje ndaj fiseve gjermanike dhe depertemit te barbarve në empirin romak qe i kanosej ky rrezik. Për këtë mbrojtje romakët kishin derguar në këto vise gjeneralin me te famshëm me origjin Iliro-thrakase, Patrik Ajetusin si guvernator në Golë. Më vonë ky e shpeton këtë pjes te Evropes pa ra nën thundren e Atiles. Ajetusi e mundi Atilen në fushën e Katallonjes më 437 pas krishti.

Ti kthehemi edhe njëherê Romes së Qesarit, kur i njohim pushtimet e tija të para në Golë e Iliri mënjeherë pas shpines ishte krijuar opozita ndaj Julus Qezarit. 

Atij tani iu numroheshin ditët.

E tëra kjo bëhej për mbijetesen e Romës së re.

Pse duhej të vdiste Qesari ?

A ishte kjo arsyeja kryesore se edhe ai quhej Julus, si Iliusi, i ati i Laomedonit mirëpo ai ishte tiran dhe u vra nga dora e Herakleut, hero mitik helenik !

Dhe diçka tjetër, është interesante kjo se, mu në Greqi kundershtari i tij Bruti kishte gjetur strehim pas vrasjes se Iulus Qesarit dhe këtu shtrohet pytja, pse?

Mos vall Bruti e Kasi ishin të shtyër nga politikanët Atenas ?

Perveq Qesarit i cili shifte ringjallje trojane nën muret e Romes, këtë vijimsi e ndoqi edhe Virgjili por me i pershtatshëm se Qesari sepse ky njihej si poet i romakve dhe mori përsipër realizimin e këtij projekti. Mirëpo edhe vet Virgjili e kishte parë se kjo saga trojane i shkaktonte edhe atij kokqarje e plotê fatkeqësi në jeten e tij prandaj edhe kishte deklaruar që ta digjnin «Eneiden» pas një incidenti kur ky kthehej me anije prej Durrësit që për shkaqe te panjohura anija e tij merrë zjarrë në kanalin e Otrantos dhe shkatrrohet, mezi që shpeton pa u mbytur Virgjili e bashkë me të edhe dorshkrimi «Eneida» diku në brigjet e Brindisit. Aty vetë Virgjili nisi ta urrente vepren e tij se, e dinte fare mirë se ishte vetem se një fikcion i tij i porositur, një trillim fantastik në sherbim të kauzes Romake ishte i detyruar ta merrte herojin Enea Trojanin e fundit si pasardhës të pastërt të një familjes së ndershme trojane, as gjakëpirës as diktator siç ishte dega Laomedoniane nga rridhnin Priami, Hektori e Parisi ky i fundit që e çnderoi familjen trojane me rrembimin e një gruaje tê huaj, Helenen e Spartes, Virgjili duhej t'iu shmangej këtyre ngatrresave sespe paria Atenase do e kundershtonin sistemin e këtij sundimi republikan Romak dominues nga rrënja e familjes së Priamidve prandaj për këtë arsyeje Virgjili duhej sherbente si ndemjetsuesi më i besueshëm dhe me qellim zgjodhi Eneun si pasardhës i të urtit Ankiz edhe se gjyshi i tij Asaraku ishte xhaxhai i tiranit famëkeq mretit Laomedon.

Si shifet, për t'iu ikur qeshtjeve politike që do të kishin pasoja deri tek krijimi i një opozite Atenase mu për këtë arsye edhe lindi projekti «Eneida» nga Virgjili me mbështetjen e Oktavit.

Më së miri e spjegon këtë fikcion të Virgjilit studiusi francez Pierr-Joseph Proudhon, në «la Signification del’Enéide» (Domethenja e Eneides) L’Editions Arthaud, Paris, 1985. nga e nxjerrem edhe këtë burim si deshmi.

Mirëpo te kthehëmi nga syzheja qe ne na intereson.

Shtrohet pytja; pse te mbijetuarit trojanë shkuan atje pertej detnave në Itali, e pse te mos ktheheshin nga kishin ardhur, në Iliri ?

Dihet mirë nga «Iliada» e Homerit se, trojanët nuk kishin fare pervoj në lundrime me anije në detna për këtë arsyeje edhe nuk posedonin as që ishin lundërtar, ata priten pushtuesit akej në tokë, në trojet e tyre atje në Frigji.

Po e zëmi se te ishin lundertar si grekët, kah do i kishin lejuar gjall me ikur greket me gjith ato njëmij e pesqindanije qe akustonin ne brigjet e Frigjis?

Pra eshtë pa baz fare versioni i Virgjilit në «Eneid».Te gjith ata qe kanë tentuar të kthejn Eneun kah latiumi kanë gabuar. Mirëpo ka ende edhe te till amator që mundohën edhe sot te shtrembërojn të kaluaren mitologjike me harrnime te ndryshme, por mbeten gojdhanat në popull si deshmi që kurrë nuk vdesin !

Gojdhanat mbijetojnë në shpirtin e popullit me mija vite duke u treguar brez pas brezi, edhese nuk kanë lën shkrime si popujt tjerë, populli i yni ka lën trashegim këto legjenda te vjetra ose aty këtu përralla për diva e kreshnikë si eposi popullor për Mujin që populli shqiptar i kujton edhe sot përmes epikës popullore trimerit e tij te ngjajshme si tek Herakleu grekë.
Edhe sot në fshatin Morin deshmon forca e Mujit, se aty ruhen gurët e Mujit e të vllaut te tij Halil Garis. Pak më tutje duke shkuar rrugës Pejë-Prishtinë rrënex malit të Gjveshur, mu aty ku buron një krua, qe populli e quan, Kroni i Mretit, ngulitur mbi një platformë guri, aty vrejmi si lugë gjurmen e gjurit, thuhet se aty janë kërrusur mbreterit e dikurshëm për te pirë ujë, dhe shifet kjartë edhe sot, që nga ferkimi i zhgunit për gjatë mija vjetësh në atë guri ka lën vendë forma e përshtatshme e gjurit mbi guri dhe është lëmuar nga zhgunat e leshit që i mbartnin dikur te parët tanë ilirët.

******



T’ju kujtojm një herë në fillim se, Gaja, e gjithë Toka në pergjithësi, ishte një kontinent i vetëm që te vjetrit e quanin Pangje, ku dhe e gjithë Kosova e sotme shtrihej në te, në një fushë te perhapur e të gjelbëruar me drunjë e bimë të ndryshme që prej këtyrebimve jetonin krijesa gjigante, dragojë kulshedra e bisha të rralla, të gjitha së bashku jetonin në harmoni të plotë me natyren gjatë periudhes se par të evolucionit të zhvillimit teqenjeve te gjalla mbi siperfaqe te tokës, para njeqind e pesdhjet miliona vitësh.

Mirëpo një ditë të kobëshme, mbi fushën e gjelbëruar ra një asteroid i madh që bredhte dikundi në gjithësin pa kufi dhe u versul me një shpejtësi si rrufeja, drejt rruzullit tokësor qe upërplas në hemisferen veriore të kontinentit Pangje, mu në mesin e fushës së gjelbëruar në mes të Meksikes dhe një cop e asteroidit ra mbi fushen e Kosovës. Perplasja ishte aq e fuqishme sa që u coptua e tërë korja e Tokës në katër pjes dhe për një çastë Fusha e rrafshët u shëndrrua në një gropë të thellë me një diameter prej më së njëqind kilometrash në formen e një krateri. As një gjë e gjallë më nuk arriti të shpetoj mbi tokën e fushës së gjelbruar e as në Pangje nga ky Kaos!

N’at çast, shumë shperthime vullkanike të një pas njëshme coptuan koren toksore dhe më në fund pas shumë vitësh erdhi edhe te ndarja e Pangjes në disa pjes duke u largur gradualishtnjera prej tjetres në mes te oqeaneve gradualisht në mes te oqeaneve vazhdimisht keshtushekuj me radh. Shkëndia gurësh të zjarrët të perzier me llaven dhe hirin vullkanik kishinmbuluar njëher e pergjithmon ç’do gjë mbi tokë! Pastaj, një mjegull e përzier me gazra tëndryshëm, ishte ngritur mbi siperfaqe të tokës deri në qiell.

Qe nga ai qast dielli kishte humbur per ate pjesë te tokës dhe u rikthye gradualisht vetëm qindra mija vjet më vonë.Tani mbi siperfaqe ishte krijuar një relief krejt tjetër. Më si perngjante fare asaj fushës sëdikurshme ku kullosnin tufa të mëdha dinozoresh dhe gjallesa të tjera. Në at vend ishtehapur një grop e thellë nga goditja e rënd që kishte shkaktuar ramja e asteroidit.
Klima kishte ndryshuar krejtësisht mbi gropë. Ret e zeza kishin mbuluar gropën ku binin tëreshura me shi pa pushim. Një stin e gjatë dimri mbuluar me akull kishte filluar tëmbretnonte, kështu për qindra mija vjet me radhë mbi tër hemisferen veriore të globittokësor. Një er e re u shfaq më vonë për të ndryshuar natyrën e vdekur në atë të gjallë me një ritëmtejët të ngadalësuar.

Vetëm se diellit nuk i ngutej fare. Rrezët e tija të ngrohta përshshkonin dalë ngadalë gjith siperfaqën e gropës të mveshur mëakullin e trash po si një kurorë. Mirëpo e që pastaj shendrrohej dal n’gadal në ujë e për të vershuar në ç’do lugin apo cepë ku mbulon tër siperfaqen e kosovës, si në dy lugje të shuplakave të duarve. Edhe sot, pas miliona vitësh, cilido njeri po t’ia lëshoje fluturimthi një sy prej së larti këtij regjioni ai do vreje meniherë këtë gropë të thellë, në formë të një guace që edhe pas miliona vitësh që kanë kaluar, me të vertetë ky vend të bën të dyshoje se: mos vall mbi këtë vendë edhe vet Perendia kishte dorë, aty ndoshta ishte gjunjëzuar atëherë pas kaosit dhe me shuplakat e duarve të tija gjigante të këtë grumbulluar gurë, baltë e dhe për të krijuar kët fole të tij të mrekullueshme që do ta veshtroje përgjithëmonë nga lartë si kryevepren e tij më të bukur mbi faqen e dheut ?

Ndoshta që atëherë Perendia, mënjëhere pas kaosit e kishte vrejtur se: asgjë e gjallë më s’kishte mbetur në atë fushë të bukur që ishte dikur, dhe i kishte ardhur keq për të gjitha ato krijesa që ishin zhdukur në Hade dhe nga dhimbja e madhe ia kishte nisur të krijonte një vepër tjetër të mrekullueshme mbi germadhat që kishte shkakëtuar pasi që kishte ra guri i madh nga qielli.

Ku ta dijmi ne sot por, Nëfillim, ndoshta ai kishte thënë se: në këtë gropë të posa krijur, të gjitha gjallesat çë do lindin nga balta e perzier me dhe dhe ujë do mund të jetonin së bashku në këtë vendë të konservuar nën shtruher e të mbrojtur prore nga furfellaza prej maleve të larta që e thurrnin rreth e rrotull Gropën e shenjtë ?

Mirëpo mu në mes te liqenit, ta zëmi se aty ku ishin bashkuar të dy shuplakat e duarve te Perendis, anash, lindje perendim, i kishin mbetur dy rrypa të hollë tokë që shkonte deri aty ku perfundonin tek majet e gishterinjve e që në mes të dy duarve të tij, të themi se, aty kishte mbetur si me pa dashje një luginë e ngushtë, por e gjatë që shkonte nga jugu në veri e rrethuar me kodra të ulta nga të dy anët.

Kjo ishte vepra e Perendis apo jo nuk ka rëndesi shumë kur dihet se ky vendë krijoi shumë gojdhana ndër mivjeçare, krijoi shumë mite, këndoi shumë këngë epike qe iu thurren kreshnikve te këtyre anve dhe sherbeu në kohën moderne si terren edhe për krijimtari letrare fiktive, inspiroi letrarë te rinjë plotë imagjinatë por gjithnjë mbeshtetur mbi baza te legjendave e gojdhanave e miteve te shumta, ky pra është vendi imi, Dardania antike, një principat në vete që sot e pavarun mban emrin e një shteti te ri, republika e Kosovës, njashtu si dikur që e kishte parë me sy te mirë edhe vetë Perendia, njerëzit këtu në këtë gropen e tij duhej patjeter te jetonin te lumtur e në harmoni me njeri tjetrin, si kusht mbijetese !

Mbi një kodër të këtyre vargëmaleve nga maja e saj, si prej një oxhaku dilte ende avulli që pastaj shpërndahej edhe mbi dy liqenjët tjerë, atij perendimor dhe tjetrit që shtrihej në veri-lindje të gropës.

Si një balen gjigante e lodhur poashtu edhe kjo kodër merrte frym permes kësaj vrime nga oxhaku ku nganjëhere papritmas ngerrhaste dhe lëshonte mjegull të dendur nga mbrendësia e tij.

Zoti pasi e perfundoj këtë vepër madheshtore punuar prej duarve të tija, u ngrit në qiell dhe ia lëshoi një shikim prej së larti me plotë admirim.
Perendia e veshtronte me një adhurim të veçantë vepren e tij, sikur donte të thoshte: Sa të bukur e kam ndertuar këtë gropë dhe do ta ruaj vetëm për vete !


Mirëpo më vonë erdhi edhe njerëzimi te jetonte mbi këtë gropë dhe nga egozmi i tyre një ditë, filluan te grindën mes tyre për këtë gropë të bukur.
Në këtë gropë të thellë ata do të gjênin varrin e tyre të hapur, sikurse edhe vetë Perendia e kishte programuar me qellim t’ardhmen e këtij vendi?

Pas një kohe bukur të gjatë, në këtë korit të mbushur me ujë filloj të zhvillohet një lloj jete e re, por tejet primitive.

Së pari aty këtu shfaqen ca gjallesa si, peshqi, gaforre, gjarprinjë e ngjala që lundronin në siperfaqet e kthjellta të tre liqenjeve që lidheshin mes tyre permes ngushticave të vogla. Prej të gjitha gjallesave të asaj botës së perparshme, pas shkatrrimit kishin mbetur vetëm disa drangoj e kulshedra që për ekzistencen e tyre fluturonin me krihë e pa mëshirë ngrenin njëri tjetrin nga instiktiti i tyre ata duhej per te jetuar afër njerzëve të te vegjel te shpejt e dinak.

Për ta ishte beteja e fundit që zhvillonin parashfarosjes përgjithëmon nga faqëja e dheut.

Deri në këtë kohë miliona vite kishin kaluar derisa një dit mbi keto shkrepa të mprehtatë maleve të larta u duken për her të parë krijesa tjera shum më të vogla se dinosorët qërrethonin dikur moti Gropen e madhe. Këto krijesa të reja, jetonin të strehuar nëper shpellate thella te organizuar në familje qe ndaheshin ne klane, por që shpeshëhere u perleshnin nëmes veti për një shpell për nje gjah për një femer apo edhe per zjarr binin në konflikt keshtugati se për asgjë.

Konfliket ishin si mjet i par i tyre për egzistencë dhe më në fund përdominim mbi këtë territor të gatuar nga duart e Zotit dhe kishte thën: le të sundoje mbi këtë tokë ai që është më i forti!

Një falltore kishte predikur se, Perendia do hidherohet së tepërmi ndaj atyre që e shkelin urdhërin e tij, prandaj per mos me zemrua zotin duhej flijua dike qe kjo punë te shkoje mbarë, per ndryshe perendia do i denoje te gjithë.

Por askush nuk degjonte fjalët e falltores, më asnjeri nuk donte të flijonte fëmiun e tij të dashur. Më plotë brohoritje gëzimi e hareje dhe fishkellim prej fylli dhe tam-tameve nga daulla qe nxirrte ritmin e kushtrimit drejt fitores së parë të njerëzve ndaj perendis i bënte njerëzit edhe me te guximshëm pa vrajtur fort mendjen se për këtë akt te gabueshëm ata do i ndeshkonte një ditë Perendija?

Kishte ardhur koha, gruri ishte pjekur në ara te gjëra dhe fshatarët bëheshin gati për te korrur frytet në arat e mbuluara me drithra nga pritej buka e ardhshme.

Fshatarët ishin mbledhur për banket te te korrave ku zhurma e tupanit dhe e fyellit degjoheshn larg deri ne luginat e thella te fushës së Drinit.
Gryka e vullkanit të shuar mu në mes të gropes nxirrte avull herë pas here, mos ndoshta ishte ky një shenjë apo një kercnim i Perendis ndaj njerëzve ?

Vetem zoti mund ti'u kundershtoje vullnetit të një populli, iu thoshte falltorja, dea e Dheut.

Mbas një kohe te shkurtër tokat e drenuara u mbushen me njerëz të lirë që jetonin prej fryteve te tokës së tyre të re. Mirëpo atë ditë, posa fshatarët ia kishin filluar të korrnin grurin, kur pa pritur një boll iu versulet puntorve në fusha që ishin duke korrur grurin.

Fshatarët të frikësuar nuk dinin se q'të bënin ndaj një perbidshi te till. Me guximin e tyre te madh ata e rrethojn bollen me kosa e tefurqi me q'ka kishin në dorë por koti ishte te luftonin ndaj një perbindeshi te tmershëm qe i qellonte fnjerëzit me bishtin e gjatë e i rrxonte për tokë. Disa tjerë vraponin për te shpetuar njeriun e tyre kur bolla qellonte prap tjerët që e ngacmonin bollen me veglat e punës por pa sukses, bolla qendronte pa levizur vendi mjedis fushes me grur.

Një djalosh i ri me plot guximin e tij iafrohet perbindeshit me draper në dor por kjo e qellon me bisht dhe e rrexon në tokë. Atëherë kur e pan fshatarët qe iu ishte e pa mundur te luftojn ndaj ketij armiku të eger elshojn fushen e betejes të alarmuar duke ikur drejt kasollave te tyre.

Me te ikur njerëzit, bolla afrohet tek viktima e tij perthekon ate aq fort sa qe djaloshi mbetej ipa frym.

Dal ngadal ajo bien nen hipnoz dhe me gojë te hapur fillon të gelltis viktimen dukefilluar nga koka, deri sa viktima humbaste terësisht ne barkun e saj të ngopur. Fitorja e njerzve ndaj natyres ishte e shkurter se tani, kur pas sa e sa mundimeve esakrificave njerzit mbanin shpresa se do te permirsohej gjendja e tyre e mjer, por prap tani populli denohej pa meshir nga zoti i tyre qe i luteshin sa e sa herë për t'iu ardh ne ndihm per tembijetuar mbi ket tok të shkret ku ata e adhuronin aq shum. Ata pysnin vall se nga iu vinte kjo monstr ky perbindësh i egër pse sulej ashtu ndaj njerëzve te urtë qe s'kishin ber asgje te keqe ndaj askujt.

Pse zoti nuk ju ndihmon per të mbyt bollen dhe per te len popullin te jetoj i qet ne tokat etyre qe i donin aq shum sa qe as kush se bente mend nje dit ti braktisi?

Shumë prej banorve te rrafshit iu kishte dhimbsur djaloshi i mjerë qe kishin ndegjuar an eskaj vendit se nje bolle e madhe i perbin gjinen ne ara dhe keshtu kishte shkaktu frik temadhe sa qe njerzit me s’guzonin te dilnin fare në te korra. Për atë vit te korrat kishin perfunduar shumë shpejtë e njerëzit te pa mësuar me këtë fenomen të pa njohur nuk dinin ende kujt t'ju drejtoheshin për te kerkuar ndihmë qe ti nxjerri nga kjo situatë.

Më në fund kishin vendosur qe të pyesin një falltore qe ishte bukur largë e qe e konsideroninate mbrojtëse te te tokave të mbar dardanis e te q’do gjallese mbi ato troje.

Fshatarët equanin dea jon e bekuar me sy te bukur Sybeli. Kryeplaku i fshatit kishte vendosur me tre pleq tjer te shkojn tek falltorja e famshme Dea e Dheut, mbrojtse e gjave të gjalla, siq i thonin ata por ata shkonin mi shpetue kafshet nga teligat apo msyshi prej njerzve por ket her ata shkonin te ajo me lut ate qe te bej diqka kunderasaj gjallese te eger qe i tmerron dhe i mbyt njerzit. Pra ata shkonin me at shpres se falltorja do ju gjenti zgjedhjen qe s’dinin si me ia berndryshe. Kur ata mbërrin në Tushil atje afer falltores fshataret per rreth e drejtuan kryeplakun majet’ni kodre ku shifej qe tymonte nje kasolle e rrethekuar me gur e me një dritare të vogël qemezi vrehej tymi qe dilte nga andej.

Nga dritarja falltorja i kishte parë dhe iu doli në pritje vizitorve te panjohur.
- O zonja jonë e bekuar, ia nisi kryeplaku: Sot t’kemi ra në derë per me na dal në ndihmë se vetemme keshillat e tuaja mund tia dalim qe te lirohemi nga një perbindësh i eger qe s’na len dotas t’korrnat mi krye ne fushat tona, qe ndoshta edhe ti ke ndegjua per ket boll?
- Po, kam ndegjua. Por unë iu qes fall gjave me i shpetuar kur atyre iu bien ndonjë epidemi por si me zhdukur atë kafsh te pa deshiruar un s’di tjeter bari sherues, vetem një gje e di; perme ju shkua puna mbar ju duhet me dhan sakrifica.
- Si te na udhezoni ju zonja jonë e bekuar, na trego se ç’të duhet të bëjm se perndryshe nekemi mbet pa buk sivjet, i thot kryeplaku. «-Pritni pak sa ta ndezi një zjarrë me dushk t'malit e q’ka te thotë tymi unë u'a spjegoj, u thotë ajo. Pas pak ajo e pruri para tyre nje thes dushk te terun dhe ia dha zjarrin me ûn t’oxhakut dhe filoj te meditoje duke veshtruar tymin qe ngritej perpjet ne qiell. Nxori pastaj ne një kuti të vogël prej druri një grusht kryp dhe e hodhi në zjarrë qe menihere u ndegjojshin krisma te krypes, kthente koken anash, pershperiste diçka mes dhamve, nxirrte fjalë te pa kuptueshme, pshtynte anash duke kthyer koken kah vizitorët e panjohur dhe ia ngulte kryeplakut syt e saj te hapur sa grusshti! Para se te shuhet zjarri, falltorja iu tha se, zoti është hidhrua keq ndaj njerëzve te kësaj toke.
-Ju nuk e keni rrespektua rregullin qe zoti e ka kriju qysh perpara se njerzit te vijn me jetue ne te prandaj zoti ua ka dergue perbindshin qe te mosju lejoj kurr te qet në këto toka. Nga egoizmi ju i keni tharë likejt dhe tani mendoni se do perfitoni nga kjo tokë e zotit ?

Jo, kjo tokë s’ju takon kurrë njerzëve, vetëm mashtroheni, por një ditë keni për ti paguar të gjitha këto mekatet ndaj perendis !

- Kur?- e kishte pyetur kryeplaku.
- Vetëm zoti e di këtë- ndoshta në këtë moment, ndoshta kur t’asht hana e plotë apo ndoshta pas mija vjetësh. Mirëpo më krysore, Zoti s’ju harron juve që e keni tha ket vend e se keni lan ashtu sipas ides se tij, porjuve ua ka marr mendja se ma mir eshtë keshtu se sa ai i cili qysh nê fillim e ka kurdisur e jukeni ardhur për ta korigjuar dorën e zotit, sikur se njerëzit donin t’ia kthenin shpinën pergjithmonë perendis por ai nuk i harron, kurrë nuk ngutet.

Ç’keni bërë tjeter te keqe perveq se ia keni ndryshuar krejtesishtë pamjen faqes së dheut ?

Shkoni tani, se, si’dihet, edhe mua mos do më gjëje ndonjë e keqe, nëse perpiçem për t'ju ndihmuar, kam frikë se zoti do më merrë fuqin që kamë sot.

Kryeplaku vetem e ndegjonte pa bërë zë fare. E dinte fortë mirë se, vetem me sakrifica ndoshta zoti do e zbuste hidherimin e tij do e ndrroje mendejen ndaj këtij populli kryelartë, pra kështu pleqët u kthyen kah kishin ardhur pa asnjë mbështetje nga dea dadane.

Duke u kthyer rrugës po atë ditë pleqnarët bien në dert se qka duhej thënë fshatarve atje posa te ktheheshin, ata e dinin se sakrifica askush nuk donte te japi prej se e kishin hapur kanalin dhe tharë liqenjët e gropes.

Para se te arrinin në fshatë pleqët u pajtuan në mes veti, që kur të ktheheshin atje para fshatarve t'iu thoshin atyre se, gjoja zonja dardane ka predikuar se, për ta qetësuar Perendin e tyre që t'ua fali mëkatet e bëra ata duhej dhën sakrifica, pere çdo vite nga një çun te ri !

Prandaj Kryeplaku kishte nder mend t’ju thoshte fshatarve se, me duart tona e kemi tharë liqenin e gropës dhe atë kundër deshirês së Perendis dhe për atë zoti tani neve na e ka derguar atë perbindëshin që te na denoje për të këqiat tona që i kemi bërë dhe ne jemi te denuar me sakrifue një djal të ri të zgjedhur me bast në arat me grur për qdo vjet për ti paguar fajet tona.

Pasi që perbindëshi të ngopej me viktimen e tij të njomë vetem atëherë ne fitojmi të drejten me i perfunduar te korrnat e grurit në fushat tona.
Njashtu u vendos edhe ndodhi per disa gjenerata me rradh...

Mirëpo atë ditë të bukur, posa kishte filluar syni i veres, fshatarët ia kishin filluar të korrnin grurin, kur pa pritur një boll e gjatë versulet mbi fshataret. Fshatarët të frikësuar nuk dinin se q'duhej të bënin ndaj një perbideshi te till. Me guximin e tyre te madh fshatarët e rrethoin bollen me kosa e tefurqi me q'ka kishin në dorë por koti, ishte e pamundur të luftonin ndaj një perbindeshi te tmershëm qe qellonte fshatarët kudo me bishtin e tij, i rrxonte njerëzit për toke, disa tjerë vraponin për te shpëtuar njeriun e tyre pasi që bolla qellonte dike tjetër, ata ngacmonin bollen me veglat e punës por ishte pa sukses.

Një djalosh i ri me plotë guximin e tij i afrohet perbindeshit me drapër në dorë por kjo e qellon me bisht dhe e rrexon për tokë.
Atëherë kur e pan fshatarët qe iu ishte e pa mundur te luftojnë ndaj këtij armiku të egër ikin të alarmuar drejtë kasollave te tyre.

Me te ikur njerëzit, bolla afrohej tek viktima e tij, e perthekon atë aqë fortë sa që djaloshi mbetej i pa frymë. Dal ngadal perbindëshi hynte nën hipnoz dhe me gojë te hapur fillonte të gelltiste viktimen e tij duke filluar që nga koka, deri sa viktima humbaste terësishtë në fytin e tij te pa ngopur.
Fitorja e njerëzve ndaj natyres ishte e shkurtër tani, kur pas sa e sa mundimeve e sakrificave njerëzit mbanin shpresa se do te permirsohej gjendja e tyre e mjerë, por perseri populli denohej pa meshirë nga zoti i tyre qe i luteshin sa e sa herë në ditë për t'iu ardhur në ndihmë e mbijetuar mbi këtë tokë të shkret ku ata e adhuronin aqë shumë.

Ata pysnin athua vall: nga na erdhi ky perbindësh i egër dhe pse sulej ashtu ndaj njerëzve te urtë e te pafajshëm qe nuk i kishin bërë kurrë as një te keqe këtij perbindshi ?

Pse zoti nuk ju ndihmonte për të mbytur bollen e ti linte popullin te jetoje i qetë në tokat e tyre që i adhuronin aqë shumë, asnjëri se bënte mend ti braktisi një ditë, dhe ku te shkonin pastaj ?

Shumë prej banorve te rrafshit iu kishte dhimbsur djaloshi i mjerë e qe kishin ndegjuar an e skaj vendit se nje boll e madhe i perbin gjinen ne ara dhe keshtu kishte shkaktu frikë te madhe sa qe njerëzit me s’guxonin te dilnin fare në te korra.
Për atë vit te korrat kishin perfunduar shumë shpejtë e fshatarët te pa mesuar nuk dinin ende kujt t'ju drejtoheshin për te kerkuar ndihmë qe ti nxjerri nga kjo situatë e veshtirë.

Më në fund kishin vendosur qe të pyesin një falltore qe ishte bukur larg e qe e konsideronin ate mbrojtëse te te tokave të mbar dardanis e te q’do gjallese mbi ato troje.

Fshatarët e quanin zoja jon e bekuar me sy te bukur, Sybeli.
Kryeplaku i fshatit kishte vendosur me tre pleq tjer te shkojn tek falltorja e famshme dea e Dheut, mbrojtse e kafsheve shtepiake, siq i thonin, por ata shkonin per ti shpetuar kafshet nga te ligat, nga syri i keq prej njerëzve por kete here ata shkonin tek ajo me lutje tjera: te bej diqka kunder atij perbindeshi te eger qe i tmerronte dhe i mbyste njerëzit duke punuar ne ara.

Pra, në krye me Kryeplakun pleqët e fshatit shkonin tek falltorja me shpresen se ajo ndoshta do ju'ua gjeje zgjedhjen qe ata vetë nuk dinin si t'ia bënin ndryshe.

Kur mbërrin në Tushilë atje afer falltores fshataret per rreth e drejtuan kryeplakun maje t’ni kodre ku shifej qe tymonte nje kasolle e rrethekuar me gur e me një dritare të vogël qe mezi vrehej tymi qe dilte nga andej. Nga dritarja falltorja i kishte pa dhe iu doli perpara vizitorve te panjohur.
-O zonja jonë e bekuar,- foli Kryeplaku. Sot t’kemi ra në derë te kësaj falltores për të na dalur në ndihmë se, vetëm me keshillat e tuaja, shpresojmi, ne mund t'ia dalim qe të lirohëmi nga një perbindësh i egër qe s’na lën dot as t’korrnat mi krye ne fushat tona, qe ndoshta edhe ti ke ndegjua per kete boll?
-Po, kam ndegjuar. Por unë iu qes fall kafshve te shtepisë me i shpetuar kur atyre iu bien ndonjë smundje e keqe e pa sherueshme por si me zhdukur at kafsh te pa deshiruar un s’di tjeter bari sherues, vetem një gje e di; per me ju shkua puna mbar ju duhet me dhan sakrifica.
- Si te na udhezoni ju zonja jon e bekuar, na trego se ç’të duhet të bëjm se perndryshe ne kemi mbet pa buk sivjet, i thotë kryeplaku.

Pritni pak sa te ndezi ni zjarrë me dushk t' malit e q’ka t' thotë tymi unë ua spjegoj juve,-u thotë ajo.

Pas pak ajo e sjelli para tyre nje thes dushk te terun, ia dha zjarrin me ûn t’oxhakut dhe filloj te meditoje duke veshtruar tymin qe ngritej perpjet ne qiell. Nxori pastaj ne një kuti të vogël prej druri një grusht kryp e hedhi ne zjarrë qnga ndegjohej krisma e krypes dhe nder kohë pështynte anash duke kthyër kokën kah vizitorët e panjohur.

Para se te shuhet zjarri, falltorja iu tha se zoti ësht hidheru keq ndaj njerëzve te ksaj toke se asht mundu te behen njerzit ma te zot se sa vet zoti qe me plot dashuri e ka kriju ket natyr ashtu si e keni gjet kur i keni qel syt së pari mbi ket tokë.

Ju nuk keni rrespektuar rregullin qe dikur Zoti e ka kriju qysh perpara se njerëzit te vinin te jetonin ne keto toka, prandaj zoti ua ka dergue perbindshin qe te mos ju lejoje kurrë te qetë në këto toka te thara.
Nga egoizmi ju, keni tharë liqenjtë e zotit dhe tani mendoni se ju do perfitoni nga kjo tokë, si t'ua fali juve këtë pabesi ?
-Jo, se besoj, kjo tokë s’ju takon kurrë njerzëve, vetëm se mashtrohëni por një ditë keni per ti paguar të gjitha mekatet, duhet ta dini, jeni te mallkuar nga Perendia, pritne tani denimin, -kështu iu thoshte pleqnarve falltorja.
-Kur do ndodhi kjo ?- e kishte pyetur kryeplaku.
-Vetëm zoti e di këtë, ndoshta nesër kur t’asht hana e plotë, ndoshta pas disa vitësh apo më vonë pas mija vjetesh, zoti e di...mos u trembni pra se, Zoti s’ju harron juve që e keni tharë këtë vendin e tij te bukur: pse juve nuk ju pelqeu ta leni ashtu si ishte kjo tokë e krijuar sipas deshires së Perendis me te gjitha te mirat qê kishte kjo gropë ?
Apo mos ndoshta j'ua ka marrur mendja se, më mirë është kështu si shifni sot që e keni kurdisur sipas deshires suaj kurse ai e ka krijua me dashuri nga shpirti i tij i mbrendshëm por ju keni marrur guximin për ta korigjuar dorën e Perendis...;Haaaaa,-ia kriste me te qeshuara ironike falltorja, ç'ka mendoni ju, apo mos ndoshta keni harruar se çka i keni bërë kësaj toke ?
Ata njerëz që ia kthyen shpinen perendis ai nuk i harron, nuk ngutet. Ç’keni bërë tjetër te gjë te keqe pos qe ia keni ndrruar pamjen e dheut kësaj toke ?

Shkoni tani, hajt, se si ’dihet, edhe mua mos po më gjën ndonjê e keqe me fajin tuaj, po perpiçem t' ju ndihmoj, por ta dini se zoti ndoshta nuk do ma shef per te madhe e s'ma merr fuqin qe kam... !

Kryeplaku vetem e ndegjonte pa bër zë fare. E dinte fort mire se vetem me sakrifica ndoshta zoti do e zbut hidherimin qe i kishin shkaktua. Kryeplaku e pa qe ishte e kote tiu ludte me tej flltores, ndrroj mendejen dhe u nisen e shkun kah kan ardhur.

Duke u kthyer rrugës po atë ditë pleqnarët bien ne dert se qka me ju than tash njerzve kur te kthehen se e dinin se sakrifica me askush nuk donte te japi prej se kishin hapur kanalin dhe tharë liqenjt.

Te gjithë mendonin se tani erdhi liria dhe puna e madhe ishte kryer kur i tere nje populli e kishte kaluar gjysmen e jetes se tij duke hapur kanale per te pas një ditë ardhmeri me te mir dhe nje jet te qet në paqe dhe te lumtur ne token e tyre duke perfituar nga frytet e asaj toke të bekuar qe jeta e tyre mvarej kryesisht nga deshira e popullit se a donin apo nuk donin te thanin tokën. Por tanimë perseri populli duhej te paguaj edhe njehere me sakrifica lirin duke flijuar femiun e tij me te dashur.

A thua a te jenë te pajtimit te gjithë ?

-Asgjë ! Na ka mbetur qe edhe këtë here te japim gjak, keshtu na tha falltorja e jonë, permes zonjes se bekueme...Para se te arrijn në fshat pleqët, ata u moren vesh në mes veti diku në mal, që kur të kthehen atje para fshatarve t'iu thojn atyre se gjoja zonja e Madhe ka predikuar, për me qetsue zotin, që tua fali mëkatet që kan bërë njerzit në gropen e tijë duhej flijua dike të gjallë. Më këtë plan, kryeplaku kishte nder mend t’ju thotë fshatarve se me duart tona e kemi tharë liqenin e gropes dhe atë kundër deshires së zotit dhe per ate zoti tani neve na e ka derguar atë bishë të eger, perbindëshin, për të na denuar.

- Ne duhet ta fliojmi një djal të ri, të zgjedhur me bast, për qdo vjet per hir të zotit.
Pasi që perbindëshi të ngopet me viktimen e tijë të njomë ne fitojm të drejten me i vazhdue te korrnat, perndryshe do kthehemi maleve si perpara...
Ashtu edhe ndodhi. Me te mbrrijur në fshat, pleqnaret para popullit ua percollen fjalet e falltorës popullore qe te gjith ran në pajtim qe për ç’do vit te nzjerret me short një djal i ri qe te flijohet në Fusha të Mëllinjave.

Prap kur erdhi vera tjeter njerzit posa u benin gati per te korrur grurin ne ara ne muajin korrik, njê ditë më par aty i kishin ftuar në logun e burrave djemt e ri per te hedh shortin se kush prej tyre do tjet viktima e perbindeshit per ket sezon te korrave.

Të tubuar ne logun e burrave pleqnoheshin te gjitha drejtsit qe u perkasin fshatarve aty u ndante e mira e keqja ku pleqnaret gjykonin kritikonin apo sqaroheshin me njeri tjetrin për ndo nje ngaterres apo per qfardo grindje te pa pritur qe mos te perfundoje edhe më keq këta ndermjetsues vepronin sipas këtij kodi te vjetër qe e quanin kanun i te drejtave morale nga jeta e banorve te çdo fshati, ligj ky i dekretuar sipas urdherit te princit.

Mbas nje fjalimi mbajtur nga kryeplaku qe te gjithë e rrespektonin vendimin e tij, ai iu tha edhe njeher te rinjve se poqese nuk e bënin këtë flijim, kurrë populli nuk do e gjeje rehatin në këto toka dhe gjithë mundi do shkonte huq nese nuk e zbatonin urdherin, duhej dhâ viktima perbindeshit, një djalosh te ri për çdo vit.

Disa gjenerata kishin kaluar kështu që prej kësaj kohe, ramja e shortit, flijimi i një çuni të ri në gushën e perbideshit dhe pastaj vinin te korrat në ara.

Kështu vazhdonte jeta nga viti në vit, këtë herë në log të burrave shorti i kishte ra një djaloshi të ri i cili ishte dashuruar në një vajzë te bukur ku ajo e priste me padurim diten e fejeses me të. Nuk i qonin mendët andej se një ditë basti do i bie atij, por qe do, në log të burrave kur kishte ardhur momenti me terhjek kashten, në vend qe ta terhiqte kashten e gjatë, dhe jeta e tij do merrte kahje tjeter, basti kishte dasht ndryshe, kështu që Ariu e terhoqi kashtën më të shkurtër në mesin e tetëmdhjet tjerave që ishin më te gjata sigurishtë.

Mënjëherë Ariut ftyra iu bë si dylli, pikë gjaku si kishte mbetur.
E kishte parë se së shpejti mbrenda javes duhej perfundoje trupi i tij ende i njom në gushen e perbindshit e me e keqja ishte se, do e leje te vetmuar te fejuaren e tij qe ia kishte dhân fjalen se në syrin e pranveres që do vinte do martoheshin. Ato ditë të lumtura që i kishte kalur me Ajkunen s’arrinte dot ti hiçte nga mendja e tij dhe tërë atë pasdite mendohej se ç’të bënte, si te shpetonte nga ky hendek ?

Detyrimi e shtynte: duhej të pranonte ligjin e kanunit.

Ai duhej të dali në fusha për të perfunduar si të gjithë të tjerët para tij, s’do të jet as i pari as i fundit. Basti i nxjerrur në logun e burrave ishte detyrim i pa shmangshëm, nuk i falej tradhtija. Kishte dhimbje të madhe për tokën diellin e hënën. I dukej gjatë, shumë gjatë ajo natë pa dritë e tani pergjithmonë do ti thoshte lamtumirë, i dukej e pa drejtë që të mos nxehej më kurrë nga rrezet e diellit të shëndrritshëm.

Kur u kthye në shtëpi, e njohtoj familjen e tij se, çfarë fati e priste atë dhe me dhimbje e lotë iu hodhen në qafë te gjithë anëtarët e familjes së tij. Për ta qe nga ky qast ai ishte i humbur pergjithëmon.

Të nesermen Ariu mori leje nga kryeplaku që te shkonte për vizit së dashures së tij, nja disa fshatra më tej, ta shihte për her të fundit e ti thoshte lamtumirën, kështu e kishte vendosur ai.
E fejuara e tij banonte në një shtëpi te vogël perdhese mbuluar me rrasa që i ngjante një kasolle ku ajo jetonte në gjirin familiar. Iu ishte afruar afër shtepis së Ajkunes, i lodhur nga rruga ndiersët mbi ftyr i shkonin si ujë.

Pasi trokiti në derë të shtëpis, Ajkuna me vrap ngurron për t’ia hapur derën Ariut, sikur ia ndiente zemra pak, fillon përqafimi e pergdheljet e dy të rinjve me gëzim e lotë në sy, që nga pragu i shtëpis dhe perfunduan prapa shtepis nën hije të blinit të madh. Ariu e uli kokën nga se nuk mundi dot të fshehi dhimbjen qe e mundonte në shpirtin e tij ende të njom.

Edhe Ajkuna e kishte vrejtur mënjëhere shqetsimin e Ariut por nuk dinte se si te zbuloje shqetësimin e tij. Pas pak ajo u ngrit, i ofron një knat me ujë të freskët, kishte shumë etje. Kur e piu ujin Ajkuna i afrohet dhe ulet në prehën të tij. Ngadal me duart e saja të njome ia pershkonte faqet, ballin e flokët e tij të gjata duke e shikuar drejt në sy.

«Ari !Më duket se diçka më mshef ti sot, ti nuk je si hiret tjera. Më thuaj pra i dashuri im ç’ke, pse je kështu aqë i merzitur? - e kishte pyetur vajza mjaftë e shqetësuar.
«E dashura Ajkuna...»-ofshani më në fund Ariu.
Është shumë veshtir për mua t'ua thëmë se ç'ka më trazon në shpirtë.. Ah, sikur ta dije ti këtë se ç'ka me pret e nesermja... ah … -ofshante Ariu !

«para pak ditesh ta kam pas dhân fjalen Ajkuna se, do të martohemi pranveren që do vie, por tash krejt ka marrë fund për mua, se basti im ka marrur tjetër rrugë e dashur...do marohesh me ndonjë tjetër ?

- A je në vete ç’thua kështu Ari, më paske mashtruar deri më tani apo ç'te ka gjetur sot ?- i tha Ajkuna.
- Jo, e dashur unë s’po te genjej por s’iq e din edhe ti, per ç’do vjet nxirret para logut te burrave në short një i ri per tu'flijue perbindeshit ne fushen e mëllinjave e këtë vit nder, vllezerit e mi unë kam pranue qe te dal në log të burrave se jam ma i madhi, pêr të terhjek shortin, e qe unë s’te kam treguar, e kam mbajt msheft deri sot, por kerkoj falje prej teje, e di se kam veprue keq.

Në logun e burrave shorti me ra mua se në mesin e tetmbdhjetë kashtave unë e terhoqa më te shkurten, se zoti paska dasht kështu, të kem jetën e shkurtër, të bie viktim e bollës për te korrat që vijnë këto ditë. S’kam si t'ia bëj ndryshe, erdha të te shof për herë të fundit e dashura ime Ajkuna!

Vajza u ngrit në këmbë e zemrueme dhe ia ktheu shpinën Ariut duke e qortuar me zë të lartë.
- E si s’ke turp të më lëni kështu në këtë gjendje të vetmuar pa tentuar fare që të mbrohesh nga aj përbindësh me forcen tënde që ke?
- E si t’ia bëj ndryshe, kundër një perbindëshi ?
Edhe të tjerë djelmosha të fortë si unë që ishin deri sot, para meje kan ra viktim e tij, nuk do te jam i fundit as unë...

Në këto fjalë të papritura vajza e shqetësuar për pakë se nuk e pushtuan emocionet shpirterore te mbrendëshme në vaj por ishte me një karakter të fortë dhe mjaftë guximtare.

U largua pak më tutje, disa hapa largë djaloshit, ashtu e menduar, kishte vu dorën mbi kokë dhe pas pak ajo kthehet kah Ariu me një shikim qe në syt e saj ngjallte një shpres, ishte ndoshta loja e fundit me jeten.
- Prit, - i thotë ajo ! Ari, prit se e kam një ide-i thotë Ajkuna.
Ajo e udhëzon Ariun krejt se ç’ka duhej ndermarrur për të mbrojtur me nder Fushën e Mëllinjave, vendin e tij dhe shpetuar dashurin qe i lidhte dy te rinjtë.

Tërë natën ajo kishte pergatitur planin për të nesermen qe te shpetoje te dashurin e saj pa nderpre. Ajkuna i kishte prerë e qepur një këmish mjaft te gjërë sa që mund te fshifeshin nën te disa teha te mprehur kose që edhe qimen e flokut e prenin pa u hetuar fare.

Kur të nesërmen në mëngjes të gjithë u pershendeten me djaloshin qe kishte marrur rrugën drejtë vdekjes ku atje poshtë në fusha të mbjellura me grur e priste perbindeshi i madh për ta gelltitur të gjallë viktimen e tij që i takonte !

Pasi që të gjithë te afërmit shokët e tij mandej e tërë familja e tij u pershendeten më Ariun para pragut te shtepis me lotë e percillnin të dashurin e tyre në rrugë të pa kthim.

Ariu mori rrugën që qonte për në ara duke hecur me hapa të ngadalsuar, duke zbritur poshtë në fusha e lartë prapa tij mbetej fshati dhe te gjithë banoret që e veshtronin nga largë perbindëshin .

Pak më tutje kur mbërrijti tek një gardh me therra mjaftë i lartë fshehurazi e dashura e tij i del perpara. Shpejtë e shpejtë ajo i jep shenjë qe te deshi këmishen e tij te re qe nena ia kishte bër gati e pastaj ia lidhi për së gjati në gjokës dhjet teha kose ngatas njëra pas tjetrës, tri mbrapa shpinës, tri para dhe nga dy kosa nën sqetulla ku mbi to më në fund Ajkuna ia veshi një këmish të gjër të bardh si bora qe e kishte punuar gjatë natës dhe shpejt e shpejt e perqafoi atë, ishte pershendetja e fundit.

Shko tani në fushë betej e dalish faqebardh, zoti te ndihmoftë- i tha ajo e djaloshi u drejtuar kah arat me grurin e mbjellun qe aty do te qfaqej se shpejti bolla me bisht te gjat.

Si heret tjera, gjithmon bolla para se te sulmonte viktimen e tij ajo e ngriste kokën lartë dhe hynte nën hipnozë, e nëse viktima tentonte më ndonjë mjet të mbrohej, menjëhere ajo e sulmonte atë me bishtin e saj të gjatë, e neutralizonte viktimen.

Djelmoshat e zgjedhur me short asnjëherë s’kishin tentuar të mbroheshin me ndonjë armë se kështu duhej rrespektuar rregulli sipas kryeplakut.

Dikush duhej sakrifikue jeten patjetër në fushen e mëllinjave.

Si prej vitësh më parë edhe këtë herë bolla kishte ngritur kokën lartë, së pari u tkurr pastaj iu hodh me një shpejtësi të madhe mbi trupin e vektimes. Mbështillet rreth trupit të Ariut dhe e shterngon atë më terë fuqin që kishte mirëpo për një qast, papritmas, bolla u shpërnda, sa qel e mbyll sytë, në copa-copa mbi fushën e mbjellur me grur, kurse mbi këmishen e Ariut s'kurronte vetëm se gjaku i perbindëshit famkeq.

Kështu që tani kishte perfunduar tmerri njëherë e pergjithëmon mbi Fushat e Mëllinjave në keto toka të reja të kosovës se vjetër legjendare !
Thuhet se më vonë keta dy të rinjë martohen e kalojn së bashku një jetë të gjat e të lumtur si në prralla.

Thuhet se kishin lan shumë trashigimtar !



Toka e premtuar:

Disa gjenerata më vonë, mbi këto troje mbretronte qetësi e plotë pa konflikte dhe pa sakrifica njerëzish. Populli kishte fituar besim te fort tek mbreti i tyre Topuzi qe mbretnonte se bashku me vllaun e tij Jonuzin ne dy krahinat e Dardanis. Jonuzi me i madhi sundonte mbi fiset e kalabreve ne perendim deri te rrypi i bjeshkve te namuna kah jug-lindja me malet e majeve te sharres e në veri lindje me malet e ulta deri tek kodra e Palanave aty ku vrehen sot pasojat e një shperthimi te madh gjeologjik te lashtë qysh nga krijimi i kontinentit të euroazisë i ndar dikur nga gjiri i Meksikës kur ishin bashkë para miliona vitesh.

Në këto treva Jonusi kishte ndertua fortifikata te mëdha gur mbi gur ku ç’do maje kodre kishte ushtar te tij që mbronin trevat e tyre. Poashtu edhe nga ana e Thunatve shifeshin fortifikatat e para për tu mbrojtur nga fiset e mbrendshme qe kishin filluar perqarjen për pushtimin e tokave më te pasura që posedonin galabrët kah perendimi i Dardanisë.

Për Topuzin thuhej se ishte i tmerrshem egoist dhe gjakpirës.
Asgjë nuk mund të ndalte atë në aspiratat për pushtim të Galabris.

Gjatë një vjeshte, në kohën kur dushku i malit kishte ra për toke, mbreti Topuz kishte ndermarrur një fushat te rrept ndaj Jonuzit vëllaut te tij princ i galabreve që ishte në konflikt perpos viset e Korites së madhe, prej vitësh por mundet nga ushtria e Jonuzit dhe në at rast detyrohet te terhiqet prapa me te gjith ushtrin e tij per tu strehuar ne kodren e Llugave që mezi ushtria e tij shpeton pa u masakrua. Mbasi terhiqen galabrët mrapa, ushtria e Topuzit nis te zbres posht ne ledina ku i priste mbreti i tyre por duke zbrit prej shpatit te te malit plotme çuba ata e hetojn se nuk iu kishin mbetur fare tesha ne trup ishin shtjerr ber cop me copneper llugat e ulta te malit. Ushtaret bie ne dilem!
Si ti dalin mbretit perpara ashtu te shkyer, gjysëm te zhveshur ?

E tërë ushtria kishte mbetur e izoluar ne mal te turperuar se s’kishinrroba tjera me i ndrrue, e mbreti priste ende aty poshtë në ledina.
Atëhere komandanti i forcave ushtarake zbret te mbreti dhe e lajmron ate duke i thënë se, krejt ushtria e tij i ka mbetur e zdeshun në Kodren e llugës si ishte më keqë!
Edhe mbretit i kishte ardhur shumë keqë sa që prej dhimbjes kishte filluar të qaj si fëmija dhe iu kishte lut zotit që ta ndihmoje në këtë situat të keqe.Pas pak gati ter rrethina kishin marrur vesh se mbretit ushtria i kishte mbetur e mbyllur atje lartë maje malit, në Kodren e llugave.

Atëherë çka bëjnë vajzat e fshatrave per rreth: te organizuara fillojnë ti prinin e t'iu qepnin rroba të reja ushtris shpejtë e shpejtë tërË diten e gjatë dhe dikur kah mbremja afrohen te gjitha vashat e reja për ti sjellur ushtris se mbretit rrobat e gatshme.
Mbreti se kishte pritur fare këtë gjest nga banorët a asaj ane dhe prap kishte nisur te qante si fëmi nga gëzimi...

Dhe n’atë qast i drejtohet Perendis me duart lartë me këto fjalë:
- O Zot i gëzum! Po t’lutna ty që të ma plotsosh këtë deshir qe e kam në shpirtin tim e që ma pervlon zemren se, hidherimi imi ndaj kësaj kodres së mbuluar me lluga që ushtria ime me ka mbetur e turpnume, dua që ky mal kurrë mâ mos të mugulloje sa t’âsht toka me gjin !

Pasi që vishet perseri ushtria me rroba te reja zbresin posht ku i priste mbreti nën tendra porata tani ishin eqtuar aq shum sa qe ju binte te fiket dhe me nuk mund te ecnin fare dhe rrëxoheshin per toke.
Mbreti e mori shpaten e tij dhe me maje e nguli mjedis kerrshit mu në rrenx te kodres së llugave dhe pernihere aty rrrjedhi uji i pijshëm qe tër ushtria e tij u perul në gjunjë e pastaj filluan ta shuajn etjen me ujë nga ky krua i ftohët i posa hapur:që atëhere quhet kroni i mretit !

Prejardhja e familjes mbretnore Trojane:


Ramsezi II-të do te realizonte ëndrrën e tij qe ti ripushtoje territoret që i kishte patur dikur nën sundim para ardhesi i tij Tutmosis III por qe i kishte humbur pastaj gjatë sundimit te faraonit refomator Akenaton, ne vitin e katertë te sundimit te tij. Pra per Ramsezin ishte me se vitale kjo betej kunder Hititeve te cilet e kishin marrur nje pike strategjike te sirise se sotme e pasur me drunjë qe për egjiptianet ishte vital ky furnizim. Ramsezi II kishte vendosur ti ballafaqonte hititët në Kadesh, që konsiderohej një fortifikat e pamposhtur !

Niset pra nga Pi-Ramsez, qyteti i tij buzë deltës së Nilit, kalon nepermes Tçarru, Kanan, Tir dhe Biblos dhe futet në territoret e Amurus, këtu në befasi e sulmon princin Beteshina aleat i hititeve, i cili dorzohet pa kundershtim fare.

Ramsezi II emron Nearinkin aty si guvernator dhe kthehet në Egjipt, dhe ai kishte vrejtur se ende nuk ishte i gatshem ti sulmoje hititet këtë herë që ishin mu afër Amuru, i duhej një pergatitje e duhur kundër hititëve...

Filloi pra te pergatiste ushtrine e tij, kishte vetem se 1900 egjiptas kurse pjesa tjeter ishin mercenar, ne emsin e tyre edhe 2100 Sardanes, te cilet pasi e kishin sulmuar egjiptin rreth vitit 2010 ne kohen e faraonit Merop keta ishin dorzuar dhe tani luftonin ne krahun e faroneve, poashtu keta kishin edhe 2500 karroca me kuaj dhe te stervitur mirë. Niset ne muajin maj te vitit 1274(per disa burime tjera 1294) nga Egjipti duke kaluar në Kanan dhe Galile ku pastaj ngjitet luginës së Bekës për të arrijtur në Kadesh, qytet në Sirin e sotme.

Në anën tjetër edhe hititët bëhëshin gati për këtë betej. Perandori hititë Muvatalli kishte ngritur një ushtri të përbërë nga një koalicion i shumtë i popujve të Azisë që këta ishin; Naharina, Arzauva, Dardanë, Kershkesh, Masa, Pidasa, Inuna, Karkisa, Lukka, Kizzuvatan, Karkemish, Ugarit, Kedi, Nuges, Mushaset, pra ishin rreth 30 000 luftëtar e 3000 karrosa lufte terhequr nga kuajt e shpejtë hitit te quajtur ikali.

Në këto tekste egjiptase nga skribët e Ramsezit kuptohet se është edhe e teprueme kjo ngjarje, ku përkah numri i forcave, ai i zvogloj ushtarët e vetë në këto shkrime, dhe e tepron më hititët dhe se gjoja ai luftoi si luan, por në realitet, në këtë betej, perpakë atij i shkoi koka...!

Ta lëmi tani Ramsezin e të mirremi njëherë me aleatët e Muvatallit, përandorit hitit, ku në mesin e aletve të tij, ne mund të thëmi, në mesin e mercenerëve, i gjëjmi këtu për herë të parë në një tekst egjiptas të shkruar edhe emrin e "dardanëve" =dardi= permenden si aleat të hititve, perafersishtë nja 25 vite para Luftës së Trojës, te shkruar në hieroglife rreth 500 vite para se ti citonte Homeri në Iliaden e tij !


Si e spjegojmi këtë ?

Nëse e percjellim më kujdes kronologjin, atëherë duhët të këtë marrur pjesë në këtë luftë edhe vetë Priami, ku në këto rrethana e sjellin si bashkohës të Ramsezit II, por nëse kjo beteja e Kadeshit është zhvillua më 1274 para krishti, si e thonë disa të dhëna tjera por kemi edhe një dat më të perparshme të vitit 1294 më q'ka e hudh poshtë këtë ide ku, Priami e Ramsezi do kishin patur mundësi të ishin bashkohës, por, ka mundësi qe në këtë kohë për krahë hititeve duhet të ishte i ati i Priamit, Laomedoni ose si e quanin tirani i Trojës perndryshe i Laomedonisë sepse kështu e kishte emertuar Trojën pas vdekjes së babait të tij Iliosit(ilia).

Në këtë analiz mundohemi të lidhim prezencën e Dardanëve në Azië të vogël që nga Antikiteti i hershëm përmes shkrimeve që janê permendur si popull i fuqishëm e deri tek shuarja apo nderprerja e ç'do shenje në tekstet e autorëve që pasojnë deri në kohën e Krishtit dhe pas Krishtit për të perpiluar zingjirin e kësaj "Sages së gjatë të dardanëve" që mbijetoi deri në ditët tona

Përpos këtij shkrimi të vjetër egjiptas që e cekëm më sipër, deri me sot e hasim emrin e dardanve, edhe tek Homeri në eposin "Iliada" që i kushtohet luftës 10 vjeçare të Trojës deri në ramjen e saj finale nga Akejt rrth vitit 1250 para krishti ose 25 vite pas betejes së famshme të Kadeshit.

Iliada njihet permes Homerit qe e shkroi këtë rrefim legjandar në mesin e shekullit VIII, si te themi, sot të shkruaje një kosovar për ramjen e Shkodres, 500 vite pas kesaj ngjarjes ! Pas ramjes se Trojës dardanët shuhën se egzistuari në Azi te vogël... kështu mendonim, por kemi hasur edhe në një dëshmi tjetër në një shkrim i vitit 404 para krishti ku autori grek Ksenofon permend dardanët, me saktesishtë, një princesh dardane me emrin Manja e cila ishte emruar guvernatore nga zatrapi persë, se dihet, në këtë kohë Eoliden, këtë regjion të Turkis jug-perendimore e sundonin perandorët persë.

Pra, princesha dardane Manja, pasi që ia vrasin burrin, kishte vendos që ta ftoje zatrapin persë tek ajo dhe ta luste atë që ta zëvendësoje burrin e saj, pasi që princesha Manja iu ishte betuar zatrapit se, edhe ajo do ti paguaje tatimet më rregull si më parë që e kryente këtë detyrë me nder edhe i shoqi i saj, kështu që Manja ia mbushi mendjen Zatrapit persë deh e pranon propozimin e saj, pra Manja dardane emrohët princesh e gjithë Eolides.

Nëse do e pranojmi faktin se, të parët që themeluan Trojën ishin kolonizues, pra të ardhur nga gadishulli ilirik, atëherë kuptohet se kolonit nuk mund të ken patur jetë të gjatë asnjëherë, kjo dihet, po sipas mendimit tim, kjo dinasti ka zgjatur vetëm 150 vite dominimi në Frigji dhe pastaj është zhvëndosur diku tjetëer, një pjesë ndoshta ka kaluar tek Hititët dhe Mitanët apo Hiksosët e tjerë të cilët kalojnë në Traki ku e gjejmi edhe sot ne disa toponime të Bullgaris së sotme emrin e luginës së trojanëve.

Shpeshëherë, trojanët ngatrrohën nga autorë të ndryshëm dhe quhen "dardan" poashtu edhe në "Iliad" qe në fillim njohen me emrin trojanë mirepo aty në Frigji nuk kishte vetem dardanë (nga kosova e dikurshme) te dinastis nga Dardani i permbytjes por kishte edhe popuj tjerë frigjian dhe trakë.

Shtrohet pyetja; a thua mos ndoshta ka vijuar të mbijetoje edhe më tutje fisi dardan në Azi deri me ardhjen e Aleksandrit te Madh apo ishte shuar para tij ?

Dardanët në Azi ishin te detyruar që te bashkëpunonin me persët por me ramjen e Dariusit nga Aleksandri ndoshta edhe këta dardanët e pesojnë keq si aleat të persve q¨ishin apo mos ndoshta edhe iu kanë nënshtruar Aleksandrit dhe percjellur atë deri atje në Hindu-Kush e Karakurum ?

Del pra se, këto fiset Burrashe qe i hasim sot ne Pakistan nuk e besoj qe janë ushtar ilirë apo maqedonas por një pakicë trojanësh që shpetuan pas ramjes së Trojës dhe më vonë pas ramjes së perandoris perse këta iu bashkangjiten Aleksandrit dhe u ndalen më në fund në Pakistan ?

Dihet mirë se Aleksandri kishte pas veti vetem 1000 ushtarë ilirë, kuptohet betej pas beteje do te jene zhdukur kurse dardanet e Eolides(krahinë afër vendlindjes se Homerit) me në krye princeshën Mania ku mund te ishte shperngulur atje në Pakistanin e sotëm ngase, pas Aleksandrit më nuk permenden dardanët askundi si popull në Azi të vogël.

Si humben këta dardanët e fundit të Eolides, ku shkuan, ku humben ?

Apo mos jetojnë ende diku në Turkin e sotme ku do te kene humbur edhe gjuhën e tyre dhe zakonet e vjetra trojane ?

Shifet kjart nga kjo deshmi se dardanët nuk pranonin asnjëherë te ishin grekë dhe as qe te binin nën sundimin e tyre andaj kanë pranuar më parë te bien nën sundimin persë se sa atë grekë.

Qka mund te shtojmi tjetër perpos kësaj se: në Azi te vogël dokumentohet qe ka patur koloni dardane dhe ate 400 vite pas Homerit apo 800 vite pas ramjes se Trojës, sipas Xenofonit dhe gati 30 vite para luftes se Trojës ne kohene Ramsezit II-të mirëpo Ksenofoni jep kete vulosje se me te vertete Homeri nuk i ka nxjerrur dardanet si emer ne Azi te vogel koti si mit por fakt i gjallë, ata jetuan brez pas brezi edhe pas ramjes se Trojës.

Pasi që shtjelluam në terësi permes teksteve te vjetra duke filluar atyre egjiptase te kohes se Ramsezit II si dhe sipas Homerit në "Iliada" mandej edhe Ksenofoni na e vertetoi se Dardanët kane egzistuar edhe pas Homerit deri me ardhjen e Aleksandrit te Madh- diku kah viti 333 para krishti, shtrohet pytja tani;

A mos kanë krijuar Trojen e dytë kjo koloni dardane diku me tutje kah lindja në Dardistanin e sotem për te vijuar më tej Sagen e re Trojane ?


Origjina e familjes mbretnore Trojane:

Priami ishte një mbret i një qyteze shumë të pasur dhe më një periardhje prestigjioze ku radhiten një vargë paraardhës tê tij në Iliad ku rrallë hasim në mitologji personazhe më një gjenealogji aqë të gjatë dhe direkte. i pari i tyre ishte Dardanosi, Eriktoni, Trosi, Ilosi e Laomedoni i j'ati i tij. Ndersa i j'ati i Dardanosit sipas mitit, ishte Zeusi që dëshmon se lidhja e Zeusit mê familjen mbretnore trojane ishte e pa kputur. Tre emrat, Dardanos, Tros dhe Ilos janë eponime që mund të revandikohen si emra të veçantë, jo grekë, kurse Eriktoniosi dhe Laomedonin i gjejmi edhe tek grekët.

Në katalogun e trojanëve Dardanosi njihët si eponim i Dardanëve dhe aleat i trojanve, ose edhe si trojanë, në Iliad dardanët udhëhiqen nga Eneu pasi që edhe burime të mëvonëshme dëshmojnë se : Dardanët fomonin një popullësi të madhe në Gadishullin Ilirikë që kishin kaluar në azi të vogël.

Në Iliad Dardanosi përmendet nga Eneu kur ky ndeshet përballë Akilit, ai e gjënë të nevojshme që ti tregoje Akilit se nga rridhte dhe i pershkruan atij degën gjenealogjike të tij që nga ardhja e Dardanosit në rrreze të malit Ida, se atëherë ende Ilioni apo Troja nuk egzistonin, dhe me tej nga Posejdoni mësojmi se, Dardanosi për Zeusin ishte shumë i shtrenjtë.

Tradicionët post-homerike njohim edhe shumë emra të tjerë, si grat e njohura të Dardanosit, ato heroin e sjellin edhe nga Arkadia, nga Kreta, nga Italia apo Etruria.

Të ju permendim se Dardanosi duhej të ishte bashkëkohës i Kadmit, apo së paku 50 vite pas tij, që mund të llogarisim se ai ka jetuar rreth vitit 1500 deri 1450 para krishti, që perputhet më epokën e Kadmit të ardhur diku nga Fenicia.

Mirëpo ardhja e Dardanosit nga Italia më siguri është një epizod më i vonshëm krijimtari romake që këta e shtyjnë këtë lidhje familiare mu në ato vende ku pastaj Virgjili e shetit Eneun mu në këto vende për të dëshmuar gjoja se, «Eneu u kthye në atdheun e të parve të tij në Italië andej nga vinte edhe stergjjyshi i tij Dardanosi».

Emrin Dardanos e gjejmi te ardhur edhe nga Trakia, Frigjia apo ndoshta edhe nga Venetët e Ilirisë ?

Emri i Dardanosit është i lidhur ngushtë më Ilirët edhe përmes fjalës "dardh" që ka kuptimin edhe të një shtizës, heshtes ku forma e majës së saj është në formën e dardhes, nga kjo armë pra me siguri se vjenë edhe shprehja e njohur tek ne kur thuhet se "dardha e ka bishtin mbrapa" do thotë shtizën e drurit si armë lufte më dy kuptime mirëpo emrin "dard" e hasim edhe tek fjalori keltik e sidomos gjermanë ku kjo "darda" është një shtiz në form të dardhes me çka perforcohet ideja se edhe Dardanosi i Iliades spjegohet sot pêrmes gjuhës shqipe dhe se vinte nga trojet shqiptare të lashta.

Poashtu emrin e dardanëve e gjejmi edhe në hieroglifet egjiptiane, të kohës së Ramsezit II-të rreth vitit 1286 gjatê betejes sê Kadeshit në Sirinë aktuale.


Prinderit e Dardanosit:

Shumica e autorve e cekin se Dardanosi ishte i biri i Zeusit dhe Elektres, sipas të dhenave të Heziodit, pra, Elektra kishte lindur Dardanosin dhe Etionin që të dy vllëzërit kishin për grua Demetrën këtë hyjni me çka irritohet Zeusi dhe e denon Dardanosin, mirëpo teksti është i pjesërishëm por një pjes nga është restorua.

Ndërsa Serviusi, autori tjetër latinë e spjegon më ndryshe ku ai thotë se : Elektra ishte dashnorja e Zeusit por njëherit ishte edhe gruaja e mbretit Koritos të italisë, dhe se: Dardanosin e kishte nga Zeusi kurse djalin tjetër Jasionin e kishte me Korintosin, burrin e saj.

Sipas Likofronit, Elektra ishte e bija e Atllasit, lindi nga Zeusi Dardanosin dhe Iasionin që ky i dashuruar në Demetrën u vra nga rrufeja e Zeusit. Mirëpo këtu, në dallim nga versioni i më sipër, Serviusi na mëson se Iasioni vritet nga Dardanosi në një dyluftim për shkak të Demetres ndërsa autori tjetër Laktans na thotë se Dardanusi si edhe Iasioni qê të dy ishin bijêt e mbretit Korintos e jo të Zeusit.Sa i perketë grave të Dardanosit edhe këtu kemi versione të ndryshme.

Denisi i Halikarnasit thotë se Dardanosi ishte martuar më Krizen, në Arkadië, ku më vonë ik nga Arkadia. Diodori i Sicilisë thotë ndryshe, Dardanosi martohet më Batejën, ndoshta Bahtijën ?...të bijën e mbretit të Frigjisë, Teukerit ku më vonë pas vdekjes së Teukerit Dradanosi trashëgon fronin mbi tokat e Frigjisë. Arriani, një historianë tjetër e thotë të njejtin version por ai e cekë se: Dardanosi u martua më te dy vajzat e Teukrosit, Nezon dhe Batejën, më të parën pati një vajzë të quajtur Sibellë, e njohur më vonë si profetesa e Frigjisë, e më Batejën pati Eriktonin dhe Ilosin.

Eustashe e permend edhe një grua tjetër të Dardanosit e që quhej Mirina dhe se autori këtu dyshon në mes Bateja dhe Aristes, ndërsa versione tjera e cekin se, Dardanosi u martua më Ariste te bijën e mbretit Teukros i ardhur nga Kreta.

Denisi i Halikarnasit thotë se Atllasi ishte gjyshi i Dardanosit, më origjine nga Arkadia me çka iu lejohet e drejta romakëve ti quajnë edhe grekët si romakë autentik ndërsa Virgjili Dradanusin e njehë më origjinë nga qyteti romakë Koritus më çka i jep të drejten ta shkruaj Eneiden dhe ta sjelli Eneun në trojet e të parve të tij mirëpo mjerishtë që keq interpretohet për lexuesin shqiptar sot, ngase mendojmi se Virgjili bëri diçka për hirë tonë pa e ditur se ai e shpiku këtë trillim për interes të romakve qe nuk shkon ne interesin tonë as sot..

Autori tjetër Apolliosi i Rodës Dardanosin e nxjerr nga ishulli i Samotrakës, sespe aty jetonte Elektra, e bija e Atllasit, e quajtur edhe ndryshe më emrin Strategjie por edhe Elektrione sipas Helenikosit të Lesbosit. Mirëpo Denisi i Halikarnasit më tej shton se e bija e Pallasit, Kreze kur martohet më Dardanosin, kjo i sjellë më vete si të pame, dhurata të shtrenta nga Atena, që ishin plotë me mistere si Palladioni i shenjtë, krijuar nga perenditë e mëdha. Kur arrinë pastaj në Samotrakë Dardanosi më këto dhurata të shënjta, aty nderton një tempull për ti nderuar këto simbole të shenjta dhuruar nga perendia dikur Athenës, ku më vonë kjo figurina misterioze e Palladiumit bartët edhe në Ilion.

Arktinosi thotë se ky palladioni i shenjtë ishte dhurat e Dardanosit që i kishte falur Zeusi e jo e Athenes mirëpo Akejët në luften e Trojës kishin vjedhur vetëm se një kopje të saj e jo origjinalin që ishte i fshehur në Trojë dhe pas ramjes së Trojës Eneu e merrë me vehte dhe e dergon në Itali ku sherbente si bazament i ndertimit të Romës.

Pra Dardanosi i solli këta penatët nga Samotraka në Frigji kurse Eneu sipas Virgjilit i merr këto mistere te perendive dhe i kthen ato prapë në Italië. Si e dijmi më vonë, gjatë një sulmi te Galëve nga Belgjika në krye më Brenusin e famshëm në vitin 389 para krishti ku më këtë rast rrethohet Roma, prifterinjët romakë nxjerrin nga arka e moçme këtë Palladiumin që e kishte sjellur Eneu dhe pasi që e shikon me sy Brenusi, ky nga frika merrë arratinë dhe heq dorë nga rrethimi i Romës.

Kemi edhe dëshmi tjera se: Palladioni i famshëm i Dardanosit ishte në Samotrakë se ai permendet edhe tek autorë tjerë sipastyre, kur Kadmosi martohet më Harmonin ata shkojnë aty te dy në këtë tempull të shenjtë te këtyre mistereve në Samothrak. Mandej edhe perendit tjera iu sollen dhurata Kadmosit e Harmonisë, në mesin e dhuratave ishte edhe një fyell dhurat efalur nga Hermesi.

Mirëpo kur Dardanosi vëndoset nga Samotraka në Frigji, së pari themelon një qytet që merr emrin Lirnos, emërtim sipas kësaj dhurates nga Hermesi, aty Dradanosi kishte lënë fyellin e famshëm, mirëpo kur Akili pushton Lirnosin e merrë këtë fyell magjik më vete. Sa i perketë mistereve të Samotrkës, është interesante se po në të njëjtin vendë takohën këtu në Samotrakë edhe Filipi i Maqedonisë dhe Olimbia e Mollosve ku pastaj martohën pasi që më parë, Olimbia i kushtonte rëndësi këtij vëndit të mistereve dhe ishte adhuruese si falltore e magjive të fshehura.

Sipas versioneve tjera, Dardanosi i kishte shkuar në ndihmë mbretit të Frigjisë Teukrosit dhe pas vdekjes së tij Dardanosi trashëgon tërë Frigjinë, themelon qytetin e tij të parë Dardania buzë hyrjes së kanalit që lidhte Detin e Zi më Egjeun ku deri atëherë quhej Teokria, me ardhjen e Dardanosit në fron ky vendë u quajt Dardania, që sipas autorve te ndryshem, varri i tij ishte jo largë Trojës. Më vonë Dardania, apo Ilioni e Troja njihën më emrin fusha e Trojades.

Diodori i Sicilisë thotë se: pasi që Dardanosi e themeloi një qytet më emrin Dardani atje në Frigji, ai dergon edhe kolonë të tjerë në Trakië.

Si duket pra, ka patur një pshtjellim sa i përketë prejardhjes së Dardanosit, në këtë regjion të afërt nga Dardania e Ilirisë i afërt nga mali Ida, në Abidos, kurse Virgjili e nxjerr Dradanosin gjoja si babai i Ilionit dhe themeluesi i këtij qyteti.( Por nga ana e lexuesit tonë, per çudi, asnjëri nuk e vrejti se Virgjili revadikon Dardanosin si pasardhes romakë.. qe shkoi nga Italia dhe u kthye, ndërsa ne e kuptojmi ndryshe, duke e interpretuar se gjoja Dardanosi nga Dardania shkoi e themeloi Romen, por ne realitet referancat e Virgjilit tregojne ndryhe se ai politikishte e kryen procesin e tij duke e nxjerrur Dardanosin nga italia, pereseri e rikthen pas 150 vite Eneun ne vendin nga kishte dalur i pari i tyre, i quajtur, Dardanosi nga Korita e Italisë.. dhe këtu, me vje keq se, lexuesi yni nuk e ka kuptuar mirë mesazhin e Virgjilit, sepse në mendjen tonë ai na thuri neve lavdi por në realitet qelsi i enigmes është diku tjetër, pra tek propaganda dhe perfitimet ne mas duke e manipuluar shpirtin e popullit te Romës së vjetër me ndihmen e mitologjisë)

Sipas të gjitha këtyre të dhanave, kuptohët pra se, Dardanosi në Frigji nuk ishte autokton poashtu edhe dardanët ishin një popull i ardhur ose nga Traka ose nga Arkadia ose nga Ilira.

Troja me nëntë shpirta ?

Jeta e një arkeologu, kështu titullohet libri shkencor autobiografik i Henrik Shliemanit me nënshtetësi amerikane, por i lindur në Gjermani i cili ishte i pari që filloi gjurrmimet në kodrën e vogël të Hisarlikut në Turqi në vitin 1871 me lejen e administratës Otomane për te kerkuar Trojën legjendare. Ai në faktë gjurmimet i kishte nisur disa kilometra më perendim në një koder te quajtur Bunarbashi afer gjirit te Beshikë ku punimet i kishin nderprerë disa vite më parë ekipi anglez por Shlimani e heton pas disa ditesh se aty nuk mundet te ishte terreni i pershtatshëm për një qytet antikë si Troja sepse pika e parë vrejti që lumi Skamander ku sipas Homerit duhej ta ndante fushen e trojës ne dy pjes dhe se Troja duhej te ishte ne anen e majtë te ketij lumi nese i veshtrojmi me vemendje lufterat mes trojanve e akejve...Menjëhere pas ca ditesh Shlimani ndrron mendimin dhe shkon instalohet ne një koder tjeter pertej lumit Skamander ne kodrene quajtur Hisarllik.Deri ketu vrejmi një se diçka nuk është në rregull sipas interpretimit te historianve e arkeologve të cilët e teprojnë më thenjet se: gjoja Shlimani zbuloi rrnojat e Trojës më "Iliaden" nën sjetull dhe direkt shkoi në atë vend ku kishte cituar gati 28 shekuj më parë edhe Homeri !

Mirëpo kur e vrejmi se Shlimani beri edhe kerkime tjera ne kete fushë poshtë e lartë me shpres per te gjetur ndonjë gjurmë apo themele te vjetra te trojes qe sipas ketyre indikimeve do te gjeje ndoshta trojen e vertetë.Ditë pas ditesh ai instalohet afer germadhave te një fshati të vogël prej rreth 17 shtëpish banorë me origjinë shqiptare qe ndoshta kishin lenë vendin e tyre (nga rrethi i Kumanovës si duket) dhe ishin instaluar mu afër ketyre germadhave. Shlimani njoftohet aty edhe më një shqiptar tjeter qe sherbente si percjellës drejtues që dinte të fliste greqishtë dhe e njihte mirë këtë rrethinë.

ketu pra në ketë fshatë te vogël me disa shtepi te banuara më shqiptar Shliemani fillon te eksploroje terrenin mirë në një paragraf nga biografia e tij ai pa kurrëfarë talenti te një autori as te një gjentlëmenti në mënyrë më neqmuese perbuz varfërinë dhe mikpritjen shqiptare gjoja se "e kishte veshtirë të ushqehej në ato kushte kur shikonte duart e atyre njerzve qe gatuanin bukë me ato duar fhstaresh..etj qe nuk po hy ne detaje ....Vetëm se ky paragraf nuk e meriton te ishte shkruar fare....

Por t'i kthehemi Trojës...

Dihet se Shliemani ishte i pasionuar për Trojen Homerike sipas të thënave të tij gjoja se qysh nga mosha e re. Por është interesant se si i ra ndermend të kerkoje Trojen një tregtari qe mirrej me tregtine e barotit gjatë luftes së Sesionistëve (shkëputjes) nga Unioni amerikan i vitit 1862-1864 ku më këtë rast të volitshem ai bëri pasuri të madhe duke u marrur më blerjen e duhanit dhe shitjen e barutit te dy palve në këtë konflikt qe terboi tere Ameriken e asaj kohe dhe si ia arriti Shlimani si tregtar i barutit dhe municioneve e armatimit luftarakë t'i kthehet gjurmeve arkeologjike deri në kerkim të Trojës legjendare !

Duke e studiuar mirë biografin e tij, për disa shkenctar, ai kishte humbur besimin dhe sot autorët modernë mendojnë se, Shliemani ishte një sharlatan i pa shoq dhe se në tregti dilte fitimtar dhe mashtrues i pa shoqë.

Pas kthimit nga Amerika, mënjëhere pasi ishte nderprë lufta e Sesesionit, prapë Shlimanin e gjejmi në një konflikt tjetër mu afër frontit ku bëhej lufta Ruso-Turke !

Edhe këtu ai nisi te mirrej njësoj si atje në Amerikë me biznes por këtë herë me indigo qe vinte nga india.
Posa perfundon lufta ruso-turke Shlimani doli fitues me një pasuri te madhe për atë kohë.

Ideja i kishte ardhur që te mirrej prej tani me diçka krejt tjetër...

Në vitin 1871 fillon te gërmojë në Bunar- Bashi, aty ku më parë ishin disa germadha dhe një kanal i gjërë që percillte ujërat e një dege te Skamandres drejte tek gjiri i Beshikës në perendim kah deti Egje.

Mos te harrojmi t'ju permendim se, germadhat e Trojës në Hisarlik aty ku pastaj do hulumtoje edhe Shlimani, dikur ishte një qytet i zhvilluar nga romakët por njihej me emrin Ilion dhe t'ju kujtojmi se, Troja ka ndërruar disa herë në histori këtë emër.

Duke u nisur nga kronologjia e enciklopedive botrore thuhet se:

Nismetari apo i pari i trojanve ishte Dardanosi (diskutohet ende se ka ardhur nga dardania ilire) u vendos në mbretërin e Frigjisë si spahi në tokat e mbretit Teuker mu buzë ngushticës së sotme të Dardaneleve dhe aty ai kishte ndertuar një kala, sigurisht për të kontrolluar tregtinë detare në mes dy detnave Detit të Zi dhe Egje, pra, ky vend njihet me emrin Dardanum si qyteti i parë i kësaj dinastije e jo Troja, mashtrohen disa hulumtues. Mirëpo pas vdekjes se Teukerit mbretit frigjian, ku e bija e tij Bateja do martohej me Dardanosin pasi qe Teukrosi nuk kishte lën trashigimtar tjetër dhe kështu fillon dinastia e parë dardane në Frigji gati që zgjati për gjashtë gjenerata me rradh që nga -1450 para krishti e deri afër vitit -1250 me ramjen e Trojës ku si mbret i fundit ishte Priami.

Dardanosi dhe Bateja kishin lënë trashigimtar Eriktonin pastaj ky le mbrapa tij Trosin nga edhe sipas tij merr emrin Troja. Mirëpo Trosi kishte dy djem, Iliusi dhe Azarakun. Në fron për mbret hyp Iliusi kurse Azarakusi per trashigimtar kishte Kapizin qe pas tij vjen edhe Ankizi i famshëm rëne ne dashuri me Afërditen dhe lind Aneas/Eneu dhe dihet pastaj se, nga kjo degë që ishte pak më larg Priamit e shmangur nga tragjedia trojane Virgjili dhe Augusti kishin konspirua se bashku planin e tyre; duhej patjeter kurdisur origjinen trojane të romakve !

Kurse dega tjetër e Iliusit vie nga tirani famëkeq Laomedoni i cili ishte i ati i Priamit.

Sipas Virgjilit dhe Augustit, kjo dega famëkeqe e Iliusit duhej zhdukur nga faqet e historisë Romake sepse ishin degjeneruar dhe se i kishte humbur te gjitha virtytet e të te parëve të tyre si Dardanosi e Trosi Iliusi Laomedoni e deri tek i urti Priam.

Të shofim këtu vijen trashigimtare të families mbretnore trojane:

Dardanosi

Eriktoni

Trosi

IIliusi ================================ Azarraku

Laomedon =============================Kapis

Priam ================================Ankiz

Parisi- Hektori- Kasandra- Polidori================ Eneu

Qe pra si na shfaqet familja mbretërore trojane që nga shekulli XIV deri ne shekullin e XIII-të para Krishti.

Është e vertete kjo se, në një faqe nga biografia e tij Shlimani i permend familjen trojane duke thënë se kjo dinasti dhe ky popull ka ardhur diku nga Ballkani....

Pas një punë intensive, brenda tri vite Shlimani zbulon jo një por nëntë shtresa te Trojës të ngritura njëra mbi germadhat e tjetres. Një civilizim i vjeter prej më së 4000 vitesh. Mirëpo vetem në Trojen numër VI-të Shlimani gjen disa prova të zjarrit ku dhe bindet se aty ka gjetur Trojen Homerike. Një mbremje derisa puntorët e tij kishin nderprerë punën, ai bënte një shetitje mbi muret e Trojes sipër germadhave te posa zbuluara dhe papritmas "gjoja" se paska hasur në një arkë prej druri ku në te ai gjeti thesarin e njohur që menjehere e pagëzon "Thesari i Priamit" !

Aty mbrenda në këtë ark druri gjeti një diadem të mrekullueshëm prej ari të gershetuar me fletë dushku, jo ma pak se "dymbëdhjetëmijë fletë dushku" (si në shifren mitike-fetishe qe permendet shpeshehere në këngët kreshnike shqiptare numri 12 000)...

Mbetej tani veshtirsija më e madhe për Shlimanin: se si ta largonte këtë thesar largë syve te puntorve te tij ?...

Shlimani e fton te shoqen e tij Sofien, një greke, thuhet se ishte arvanite me te cilën posa ishte martuar, dhe, kur ia tregon tërë atë thesar ajo mbetet pa mend !

"-Ç'ka do t'iu themi nesër puntorëve?" - e pyet ajo.

"-Ti neser do t'iu dalesh perpara dhe thuaju se -burri im e ka sot ditlindjen..."

Mirëpo sot dihet fare mirë për aventurat e këtij thesari i cili fshehurazi kalon nga Turqia për në Europë, pra, në mënyrë ilegale dhe pa e vrejtur askush ku më parë ai kishte paguar ca lira ari një zaptie qe duhej ta mbikqyrte Shlimanin dhe shumë lehtë e kalon perandorin osmane. Mbi këtë zbulim te rensishëm merret vesh disa ditë më vonë nga një artikull i një gazete greke ku thuhej se Shlimani paska gjetur Trojen dhe thesarin e Priamit !

Nga Greqia Shlimani ikën mënjëhere në Gjermani tek kaizeri Bizmark, se tani autoritetet turke i kerkonin llogari se ua ka vjedhur thesarin në token e tyre. Turqit s'kishin kurrfarë prova shkencore se ai thesar është gjetur në territorin turk por ishin të bindur vetem sipas deklarates qe kishte dhënë vetë Shlimani në gazeten greke. Tani ishin acaruar marrdhenjet edhe ne mes Turqis dhe Prusis.

Shlimani rrefuzonte t'ia kthejë thesarin Turqisë.

Pas një procesi gjyqësor Shlimani denohet dhe detyrohet që t'i pagujë qeverisë turke disa mijëra flori dhe kështu procedura mbyllet njëherë për njëherë.
Deri para vitit 1993 askush nuk e ka ditur se ç'u bë me "Thesarin e famshëm të Priamit"....
Me t'u rrezuar Muri i Berlinit, gjermanët filluan t'i kerkojnë relikat e tyre nëpër muzeume te ndryshme te Rusisë ku dhe aty rastësisht një ekip hulumtues hasi në thesarin e famshëm të Priamit.

Mësohet pastaj se, pas bombardimeve dhe ramjes së Berlinit më 1945 nga armata e kuqe, këta te fundit e rrembyen thesarin nga Berlini, gjoja si plaçkë lufte më shumë gjesende tjera e vepra arti dhe të gjithat këto relika i strehojnë në muzeun "Hermitazhë" në Shën Petersburg. Prapë edhe pas 120 vitësh saga Trojane ringjalli kurreshtjen kudo në botë permes mediave AFP se u gjet "thesari i famshem i Priamit" dhe perseri turqit ngrenë zërin dhe revendikuan mënjëhere këtë trashëgimësi kulturore që sipas ligjit, duhej t' iu takonte atyre.
Mirëpo nga ana tjeter rusët iu pergjigjën: "neve nuk do t'ia kthejmë askujt as gjermanve e as turqve".

Deri më sot kjo procedur është mbyllur kështu ky thesar ngelet në rusi për gjithëmon si plaçkë e luftes së dytë botrore.

Për të vertetuar se a është ai thesar me të vertet i kohes së Priamit apo jo disa shkencëtarë gjermanë kanë marrë leje per ta analizuar në karbon 14 dhe rezultati del për habinë e të gjithë shkencëtarve të botës se ai thesar i perket periudhes së vjeter, nja 1000 vjet para luftës së Trojes!
Pra, pa e ditur fare se nga cila periudh rridhte ky thesar, zbulimi i Shlimanit del një gënjeshtër, ndoshta nga mos dija e tij apo ishte përgatitur i tëri ky plan nga një rrjet grek per të çuar hi në syt e botës se, edhe e tërë Azia e Egjeu ishin greke ?

Sipas rrethanave te asaj kohe dihet fare mirë se, edhe atë maskën e gjetur dy vite më heret në Mikenë nga Shlimani, grekët menjëherë e hapen lajmin se gjoja: «u gjetë maska e famshme e Agamemnonit», bashkëkohës i Priamit. Mirëpo sot më zhvillimin e shkences dhe teknikes veshtirë është ti iket se vertetes.
Por për habi, grekët ende deri më sot nuk e kanë lejuar të analizohet maska e Agamemnonit para shkenctarve te huaj !

A thua Pse?

E treguam me sipër se, «thesari i Priamit» i quajtur kështu nga Shlimani paska një origjinë edhe më të vjetër për 1000 vite se sa lufta e Trojës,pra aty rrethë vitit 2250 para krishti e jo 1250 vite siç mendohet se lufta e Trojës është zhvilluar në ketë periudh.

Nëse e analizojmi mirë këtë dosjen e rastit Shliman, pra, as figura prej ari e te famshmit Agamemnon nuk i takonte periudhes së luftës së Trojës por më herët dhe për atë grekët nuk do pranojn kurrë që te shpaloset kjo e vertetë.

Është për tu habitur se si u gjetën në te njejtën kohë edhe maska e Agamemnonit dhe "thesari i Priamit" dy protagonisteve kryesor te kësaj lufte dhe se me e keqja na del që ky kolekcion i ashtuquajtur nga Shlimani "thesari i Priamit" na qënka më i vjetër se Priami për 1000 vite atëherë edhe maska e Agamemnonit duhet te jete e njejtës epokë edhepse nuk jan gjetur ne te njejtin vend mund te dyshohet diçka tjetër; një plan i fshehur në mes Shlimanit dhe autoriteteve greke qe te perhapnin këtë zbulim senzacinel në interesin e grekve vetëm permes këtyre gënjeshtrave.

Një specialist i biografis së Shlimanit në një revist pariziane shkon aqë largë sa që e thotë se, ka mundësi që ky thesar të jetë blerë diku në Ballkan nga ndonjë tregtar i gjesendeve antike, ndersa gjatë një bisede me një artist turk, këtu në Paris, ai më bindi edhe mua se, Shlimani paska kaluar edhe nëpër Ballkan e ndoshta edhe në Kosovë apo Shkup, si mos të besohet fenomeni Shliman ndryshe, ishte një mashtrues po, por për llogari te kujt punonte ai, për sherbimet gjermane apo greke ?

Sipas kësaj deshmie thuhet në një liber ku pershkruhet udhëtimi i Shlimanit nëper Kosovë dhe se ai libër mban titullin "Njerëzit, mbretërit dhe perenditë"
Tani pra nuk është në pytje se, a është apo nuk eshtë ky thesar i kohës së Trojes por në pytje është se: nga rrjedh ky thesar i famshëm dhe cilit qytetrim i ka takuar me këto stolisje te rafinuara imitime fletësh dushku prej ari e te lidhura njëra pas tjetrës me 12 000 kapce prodhuar diku afër 1000 vite para luftës së Trojës !


* Nxjerrur pjesërisht nga: Jeta e Homerit sipas Madame Dacier

A ka ekzistuar Homeri ?

Lucieni i Samosatës në shekullin e II-të pas erës sonë e imagjinon një takim, një intervistë me Homerin në librin e tij, “Ngjarje të vërteta” ku shprehë kënaqësinë se ky takim imagjinativ më Homerin do jepte rezultate të frytshme për lexuesin ku në këtë kohë çdo grekë si dhe latinë digjej nga dëshira për tê njohur të vërtetën se, nga cili vend e kishte prejardhjen Homeri, prandaj Lucieni në një takim që pati më të në një ishull, ia shtron këto pyetje Homerit;

Nga cili vend jeni ?

- Edhe sot e di që shumica interesohen të dinë se nga cili vend jam, e di që disa mendojnë se jam nga Shios, tjerët mendojnê se jam nga Smirna, shumica mendojnë se jam nga Kolofoni. Mirëpo, në realitet unë jam nga Babiloni, ku bashkëqytetarët e mi nuk më thërrisnin Homer por Tigranë !
Pastaj, i dërguar si pengë, (që do thotë homeros) tek grekët, kam ndërruar emrin dhe sot njihem me emrin epoetit Homero.

Kur e pyeta se: a i keni shkruar ju, vetë me dorën tuaj këto vargje, ai mu përgjigj:

- Po, unë vetë Homeri, më dorën time !

Pa dyshim se Iliada e Homerit i bëri Dardanët të pavdekshëm përmes këngëve të kësaj vepre letrare por, edhe para Homerit, i cili besohet se jetoi në shekullin e IX-të para Krishtit, dardanët ishin të përmendur në fyshekët e hieroglifëve egjiptase, ku në vitin 1295 morën pjesë përkrahë Hititve në betejën e Kadeshit kundër faronit Ramsez II, ose së paku 50 vite para luftës së Trojës.

Mirëpo dardanët i hasim më këtë emër edhe pas rënies së Trojës, si deshmi, nga Ksenofoni Helenik, ai i has dardanët e fundit në Eolidë, në Azi të vogël, derisa këto vise në shekullin e V-të para Krishtit ishin të pushtuara nga persët, Ksenofoni e përshkruan një ngjarje të rëndësishme në lidhje me një princeshë Dardane te quajtur Mania që sundoi në Eolidë rreth vitit 400 para Krishti ose së paku 400 vite pas Homerit. Pra si e shofim, për ekzistencën e dardanëve kemi dëshmi se ky popull ekzistonte dhe nuk ishte shuar edhe pas rëniës së Trojës, pra Ksenofoni na e lejon të bazohemi mbi këtë argument se as tek Homeri nuk qënka kjo një çpikje por realitet: dardanet jetuan edhe pertej Bosforit në Azi te vogël si koloni e vogël.

Sipas të dhënave tek disa studiues të njohur rreth biografisë së Homerit mendojnë shumica prej tyre se, këto dy poema, rapsodë të famshme “Iliada” dhe “Odiseu” nuk janë të shkruara kurrsesi në greqisht por në gjuhën ioniane. T’ ju kujtomi pak më tej se, Ionianët u shpërngulën (emigruan) nga brigjet e detit Jonianë, përafërsisht rreth 140 vite pas rënies së Trojës dhe u vendosën në brigjet e Azisë (Turqi e sotme) ku kjo koloni joniane ruante ende gjuhën e të parëve të tyre.

Pra, si e shofim, ka mundësi se ionianet ishin të shtyrë nga dyndjet Doriane të cilët historia i njehë menjëherë pas luftës së Trojës në Ballkan pra që nga 1200 para Krishti, Dorianët te dalur nga fiset ilire të mesit të Shqipërisë, pushtuan dhe shemben Mikenen, por nuk u ndalen me kaq, ata u sulen mbi të gjithë ishujt e Egjeut derisa këta u ndalën në Kretë. (lexoni shënimin tjetër; “gurnia dhe mallia doriane)

Ku lindi Homeri ?

Homeri lindi në Kyme, ishull që shtrihet në brigjet e lumit Melese, kështu që edhe sipas këtij lumi e ëma e tij e emëron më emrin Melezigen çunin e tij, mirëpo me vonë e merr emrin Homer në momentin kur ky ia fillon të punonte si arkatar për senatin e qytetit Kyme, megjithëse sytë me vone kishin filluar ta linin atë…

Me emrin Homero në greqishte nuk identifikohet askund më parë ky emër, dhe një gjë tjetër, duhet marrë parasysh se, Homeri asnjëherë nuk e ka shkel Greqinë kontinentale të atëhershme në Athinë dhe nuk mund të themi se ai dinte te fliste greqisht derisa ishte ionienë dhe shkruante një gjuhë e dialekt krejt tjetër…

Kah fundi i jetës së tij, më në fund, disa miq të tij e këshillojnë Homerin që të shkoje në Athinë për ti shkruar vargjet e tij edhe në gjuhën greke mirëpo fatkeqësisht që gjatë këtij udhëtimit për ne Greqi ai vdes në ishullin Io dhe aty varroset si poet ionien e jo grek.

Që në moshën e re Homeri kishte bërë udhëtime te shumta, që nga brigjet e Afrikës Spanjë dhe Egjipt.

Këtu në Egjipt ndalet një kohë të gjatë ku edhe merrë të gjitha njohuritë e duhura që pastaj edhe i transmeton përmes “iliades” e “odises” gati të gjitha perëndit e huazuara egjiptase ku më vonë marrin hovin këto perëndi edhe në mbarë Greqinë antike.

Madje derisa kishte qëndruar një kohë të gjatë në Egjipt, Homeri mëson nga priftërinjtë aq shumë për Parisin dhe Helenen sa që nga ky çast menjëherë aty fillon ideja që të kompozoj poemën “ILIAS” që më vonë e njohim “iliada” titull ne emër të qytetit të Frigjisë, që i kishte dhen Ilius, i biri i Trosit që ishte nipi i Dardanosit te Madh, themeluesit te kësaj dinastie të famshme të ardhur dikur nga Dardania e Ilirisë pellazgjike që kishte migruar për në Frigji diku rreth 1450 para Krishtit.

Pra, qytet Ilion njihej më shumë në atë kohë se sa më emrin Troja qe kishte marr këtë emër vetëm me ardhjen e Priamit si mbret i fundit i dinastisë dardane qe vjen ne fron pas Laomedonit tiranik !

Laomedoni njihej se ishte një mbret koprrac dinak një tiran, njihet se ai kishte ambicie tjera sa që donte që edhe emrin e babait te tij Ilius ta injoronte dhe t’ia vënte emrin qyteti të Trojes Laomedonia, mirëpo ashtu si edhe e kërkonte ky tiran, e pëson keq nga Herakleu i cili e gjykon me vdekje për një tradhti që i kishte bërë heroit.

Laomedoni i kishte dhuruar Herakleut një kali jo nga fara e atyre kuajve të famshëm qe posedonin prej gjeneratash dardanët dhe ruanin me xhelozi farën e këtyre kuajve të pavdekshëm…

Pra, Laomedoni i kishte dhuruar heroit një kali te rrejshëm sa që menjëherë në rrugë për Kolshid kali ngordh dhe Herakleu i zemëruar kthehet në Trojë (Laomedonia) ku e vret mbretin Laomedon si ndëshkim për këtë tradhti masakron Laomedonin pra te j'atin e Priamit ose gjyshin e Hektorit..

Po e shtjelluam hollë e hollë sagen trojane, në fakt, e gjithë tragjedia trojane filloi që nga kjo tradhti e Laomedonit dhe përfundon me shkatërrimin e Trojës…

Nga dorëshkrimet e Homerit mjerisht se nuk ka arritur deri tek ne sot asnjë faqe e nënshkruar nga Homeri...

I vetmi libër apo dorëshkrim që ka arritur të mbijetoje deri në ditët tona ishte një dorëshkrim latin i gjetur ne shekullin XII-të pas Krishtit prej të cilit pastaj kopjohen disa libra në gjuhë të ndryshme. Disa pjesë duke kaluar dorë pas dore e zbukurim pas zbukurimi më në fund sot “Iliaden” dhe “odisen” në këtë gjendje, si poemat e para Europiane.

Desha të shtoj se gjatë qëndrimit te tij në Itakë Homeri qëndron një kohë të gjatë tek një pasanik i madh me emrin Mentor, i cili i rrëfen jetën e Uliksit, odiseut dhe nga ky çast fillon të kompozoje vargje me shkrim, me titull: “ODUSSEIA”.

Por edhe ne ishullin Shio (chio), afër Smirnise (bodrumi i sotëm në Turqi) aty e takon një bari me emrin Glokos, po ashtu edhe ky si dhe Mentori janë emra te pastër ilirë, që Homeri i çmonte këta dy personazhe që luajtën role në kompozimin e këtyre dy veprave duke i përmendur në vepra, si personazhe të rëndomtë, por iu kushton homazhe.

Prandaj s’ka dyshime se Homeri ka burime nga ilirët ose pellazgët. Të njëjtën gjë priftërinjtë Egjiptas te cilët i rrëfejnë Herodotit kur ky viziton Egjiptin 400 vite pas Homerit, po te njëjtat fjalë i kanë thënë edhe Herodotit si dhe Homerit se, Parisi e Helena donin të strehoheshin në Egjiptë por nga frika që mos plasi konflikti me Akejet, egjiptasit i thonë Parisit që të largohej nga vendi i tyre se nuk duan të bien në konflikte me Akejët.
Prandaj dyshohet se këto dy poema nuk janë te shkruara në greqishte por në gjuhën ioniane, pra kur e dijmi mirë se ionianët u shperngulen nga brigjet e detit Jon 140 vite pas ramjes së Trojës ose së paku rreth vitit 1200 para krishti nga dyndjet Doriane që vinin nga Iliria e mbrendshme dhe nga ky sulm dorianë shumë popuj iken nga greqia e sotme dhe u vendosen atje në brigjet e Azisë, me siguri se këta banor vijuan ende të flasin gjuhën e te parve te tyre Ionianve perendimor, prandaj kur dihet se, Ionianët dhe Dorët flisnin një dialekt afër të ilirishtës së vjetër dhe se këta dy popuj vinin nga iliria e mbrendshme ose Shqipëria e sotme, kjo analiz na shtyn të besojmi se: edhe Homeri fliste këto dy dialekte por jo greqishte kurrësesi, ende nuk kemi deshmi.

Për jetën e Homerit me se miri ka shkruar Herodoti por edhe Straboni dhe Aristoti mirëpo një studim te veçantë i kushton Madam Dacie ne këtë studim me titull: “Jeta e Homerit”….

Këtu në vijim të njihemi edhe me mendimin nga studiues shqiptar dhe zgjodhëm parathënien në Iliada nga Dr. Engjëll Sedaj:

Çështja Homerike:

Interesimi për Akilin dhe personazhet e luftës së Trojës zgjojnë interesim në aspektin historikë edhe tek literatura shqiptare siç zgjojnë interesim edhe shumë vende e fise që i këndon Homeri. Disa prej këtyre momenteve historike kanê zgjuar vëmendje edhe tek periudha e Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX-të në historiografi si dhe literaturën artistiko letrare duke e ndjekur hipotezën Pellazgjike dhe më disa teori të tjera mbi lashtësinë e popullit shqiptar, prandaj edhe thuhet se lajmet e para mbi fiset ilire dhe vendin e tyre i gjejmë në poemat e Homerit.

Pellazgët ishin objekt studimi jo vetëm i studiuesve shqiptarë por edhe i të huajve, të cilët janë mbështetur më së shumti në të dhënat e Homerit mbi ata pellazgët hyjnor që janë në lidhje edhe më popujt tjerë, disa prej tyre kanë mbetur të panjohur dhe krejt mitikë.

Prej tyre, si pellazgjike në këngët homerike përmenden edhe këto fise tjera; kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, atamanët, anafilokët, aithikët, orestët, antinanët, enienët, euritanët etj. Homeri thotë sipas këngëve në “Odisea” se, vetëm në Kretë banonin pesë fise me gjuhë të ndryshme, që janë; eteokretasit, kydonët, akejtë, dorianët dhe pellazgët, kurse në Iliadë këndon:

Në breg të detit kanë zënë vend kerianët dhe ata peoenët harklakuar lelegët, kaokonët diva me pellazgë…”

Bashkë me pellazgët, në këngët homerike ndeshën edhe fise tjera, kështu që nuk mund të lokalizohen në një vend të caktuar në Greqinë antike, por si të shpërndarë në Kretë, Thesali, Epir, Mikenë dhe vende tjera.

Pra e vërteta është se, edhe autorët tjerë antikë i zënë n’gojë pellazgët e vjetër kështu që për studiuesit e mëvonshëm mendimet dhe të dhënat e tyre u kanë shërbyer për ti përforcuar dhe për t’i bërë më të sigurta të dhënat legjendare e mitike mbi ta.
Mirëpo, studiuesit kanë konstatuar se elementet etnike të botës homerike në pjesën dërmuese janë më të vjetra se ajo e kohës së Homerit, gjë që ai është detyruar t’i përmendte popujt e lashtë paragrekë, prej të cilëve shumë shpesh pikërisht pellazgët t’i përcaktonte si një popull jo grekë.

Prandaj edhe elementet etnike të pellazgëve janë krejt të panjohura, të padefinuara mirë si edhe vetë koncepti pellazgjikë më këto elemente mitike, siç u tha më sipër, si një popull hyjnor, sado që ata në Luftën e Trojës kanë mbajtur anën e trojanëve.

Si e shohim, paraqitja e pellazgëve në këngët Homerike bëhet me disa kundërthënie.

Këtu zakonisht behët edhe dallimi në mes të Akilit dhe Agamemnonit, jo vetëm se këta dy nuk merren veshë mes veti për shkak të një vajze, por më siguri se këta dy vinin nga dy botëra të ndryshme.

Pra duhet thënë gjithashtu se edhe në traditën e një literature të pasur, qoftë nga periudha e rilindësve shqiptarë, qoftë edhe më vonë, dalin disa personazhe të këngëve homerike, historikisht më të afërta, si kur është fjala për Akilin, ashtu edhe për Zeusin pellazgjikë të Dodonës.
Në fakt, pikërisht në Dodonë, si të themi, janë shkolluar protagonistët kryesorë të këngëve homerike; Akili dhe Odiseu, ku Akili i drejtohet Zeusit më këto fjalë:

Mbret i pellazgëve e i Dodonve, o Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën “ …këto vargje e kanë motivuar edhe Naim Frashërin.

Si e shofim, pa dyshim se studiuesit në asnjë pikëpamje nuk mundur t’i vënë këngët homerike në shërbim të Ilirologjisë më tepër se me të dhënat e shumta mbi dardanët. Prej Homerit e deri më sot Troja dhe heronjtë e luftës së saj kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të letrarëve, piktorëve e artistëve tjerë, por edhe vëmendjen e arkeologëve dhe të historianëve në përgjithësi.

Mirëpo, nga hulumtimet e gjertanishme nuk mund të thuhet se janë arritur rezultate përkitazi më ndriçimin e elementeve etnike të trojanëve, të cilët Homeri i quante edhe më emrin dardanë. Në disa raste Homeri bënë dallimin etnik në mes trojanëve e dardanëve si në këngën VII-të këtu; “Trojanë, dardanë, më dëgjoni dhe ju aleatë te tjerë…”

Tek e fundit, edhe vetë emërtimet e ndryshme dëshmojnë dallimet e këtyre dy popujve të Frigjisë.

Duke përfunduar këtë fjalë të hyrjes për monumentin më të madh të letërsisë klasike greko romake, duhet thënë se, nga eposet e Homerit kanë mësuar artin e bukur dhe dijen të gjitha gjeneratat dhe të gjithë njerëzit e ditur në trevën Europiane dhe më gjerë.

Në këtë mënyrë mund të thuhet se edhe vetë Iliada me mitet dhe legjendat e begatshme të saj, paraqet një internacionalizim të vërtetë dhe i bashkon jo vetëm poetët e artistët e botës por edhe popujt dhe kulturat e tyre: ky bashkim bëhet në një mënyrë më të natyrshme se që i bashkojnë popujt dhe kulturat e ndryshme librat ideologjikë e fetarë.

Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e madhe artistike e këngëve homerike.

Prandaj, si përkthimi dhe botimi i parë integral, ashtu edhe ky botim i përkthimit të ripunuar i Iliadës nga Gjon Shllaku, i cili u realizua për të parën herë në Prishtinë, shënon një datë të rëndësishme për kulturën shqiptare përgjithësisht, e sidomos për letërsinë Europiane, sigurisht kulmore do jetë edhe në gjithë letërsinë e përkthyer shqiptare.

Një meritë e veçantë dhe lëvdatë i takon z. Abdullah Zeneli për iniciativën dhe nismën e mbarë të tij që në ndërmarrjen botuese “Buzuku” të botohet kjo vepër madhështore e artit letrar, me shpresë se ky poet e adhurues i madh i letërsisë së shpejti do të vijoje punën edhe më botime të veprave tjera nga antika.